Inspekton punimet së bashku me arkitektin holandez, Veliaj për Piramidën: Jemi në fazën e fundit të ndërtimit, hapet në pranverë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar punimet e Piramidës së bashku me arkitektin Ëiny Mass.  Veliaj bëri me dije se punimet janë në fazat e fundit dhe pritet të hapet në pranverë. Të dy thanë se kjo do të jetë hapësira kushtuar të rinjve, që merren me arte dhe teknologji dhe do të jetë qendër multifunkionale.

Ai tha se me Piramidën, Tirana po bën një kapërcim cilësor nga dijet e së shkuarës, te dijet e së nesërmes. “Piramida e Tiranës do të jetë metafora më e bukur e kapërcimit të kohërave, e shndërrimit të një strukture, që ishte ndërtuar për sistemin e vjetër të diktatorit, në një strukturë të re, e cila do të jetë këtu për të lëvduar të ardhmen e fëmijëve tanë, që duan të mësojnë kodim dhe të marrin dijet e nevojshme për punët e sotme. Kemi filluar me rifiniturat, me vendosjen e sinjalistikës, po punojmë në mjediset e brendshme dhe shkallaret që të çojnë lart. Është një shkollë unike, e cila jeton me qytetin. Pjesa e brendshme është e aksesueshme edhe nga dikush që vjen në Tiranë, qoftë edhe për 24 orë, si turist, i cili mund ta shijojë pamjen e qytetit nga ballkoni në majë të Piramidës”, u shpreh Veliaj.

Arkitekti Ëiny Mass shprehu entuziazmin e tij për projektin e Piramidës dhe thotë se jashtë strukturës do të jetë edhe një park.

“Është super e këndshme të shoh këto ditë sesi po jetëzohet koncepti i të pasurit të një Piramide të hapur dhe të aksesueshme nga të gjithë. Jashtë strukturës do të jetë një park që vazhdon ‘pyllin  e Tiranës’ nga sheshi ‘Skënderbej’, përgjatë gjithë rrugës, ku gjen një fshat aktivitetesh. Ky park mund të përdoret nga të gjithë. Duket sikur Piramida të tërheq dhe kjo ndihet me të vërtetë”, tha ai.

Projekti i  Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Piramida në rikonstruksion

F.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2022 14:56

    Tritol ne Durres dhe foto ne Tirane/Lum partia jone qe te le fa fjale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod