Viti 2020 është mbyllur me rënie të ndjeshme të tregtisë krahasuar me 2019. Gjatë vitit që lamë pas kemi eksportuar 272 mld lekë duke pësuar një rënie prej 9% në raport me 2019, kur u eksportuan 299 miliardë lekë.
Edhe importet janë tkurrur por në nivel më të ulët, pasi në fund të dhjetorit raportohet për një nivel të importit në vlerën e 605 miliardë lekëve, me një rënie prej 6.8% pasi në 2019 kishim importuar 649 miliardë lekë.
Në këto kushte kur tregtia ka pësuar rënie edhe deficiti tregtar ishte më i ulët. Nga 350 miliardë që ishte në 2019 në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin e 333 miliardë lekë.
Ndikimin kryesor në rënien e eksporteve e ka dhënë grupi i tekstileve dhe këpucëve (fasoneria) që janë tkurrur me 5.3% si pasojë e mungesës së aktivitetit të modës në vendet me të cilat Shqipëria ka marrëdhënien më të madhe tregtare. Po ashtu rënie është regjistruar edhe në import me 1.8%.
Në vitin 2019 energjia elektrike është konsideruar si shkak për rënien ekonomike, kurse në 2020-ën Shqipëria ka ulur më 3,5% importin e saj, duke mos krijuar faturë financiare për buxhetin e shtetit. Kjo rënie e kërkesës për të importuar energji lidhet edhe me faktin që bizneset u futën në karantinë dhe ulën konsumin.
Ndërsa në vitin e pandemisë vendi ka eksportuar më shumë materiale ndërtimi e metale, makineri e pjesë këmbimi si dhe ushqim e pije, duhan. Gjatë vitit 2020 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, janë: Gjermania, Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa vendet me të cilat ka pasur rënie janë Italia, Kosova dhe Spanja.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 3135
Lajme të tjera
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill, 16:57
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Nuk ka prodhim vendas, 'fluturojnë' importet e frutave dhe zarzavateve, rritje vjetore me 63% në dymujor
25 Mars, 07:48
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Analizë: Pse na e ngrë notën 'Standard & Poor’s'?
24 Mars, 18:02
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17