INSTAT: Popullsi rezidente në Shqipëri, 2 mln e 845 mijë e 955, në 1 vit pakësim me 16 mijë e 472 vetë

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2020 rezulton në 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janarin e vitit 2019, njoftoi Instituti i Statistikave. Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezultoi në 2.862.427 banorë, pra në një vit popullsia rezidente e vendit është pakësuar me 16.472 vetë.

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke patur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë. Kështu, gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, largimi i qytetarëve nga vendi sërish ka qenë faktor që ka ndikuar në pakësimin e rezidentëve. Gjatë nëj viti migracioni neto (raporti Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë, pra janë larguar mëse 23 mijë shqiptarë më shumë se sa janë kthyer.

Në 1 janar 2020 mosha mesatare e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019, konstaton INSTAT. Në 1 janar 2020 raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë. 

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i të kthyerve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më pare.

Në 1 Janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia