Institucioni që 'ha' drejtuesit, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës! Ndryshime edhe në Pogradec

Institucioni që 'ha' drejtuesit, emërohet kreu i ri i Kadastrës së Vlorës! Ndryshime edhe në Pogradec

VLORE- Kadastra e Vlorës bëhet me drejtues të ri. Ditën e sotme në krye të këtij institucioni është emëruar Bilbil Aliaj. Ai zëvendëson në këtë post Taulant Canameti, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës u bë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në datën 11 shtator të vitit të kaluar zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u vendosën 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri.

Ndërkohë një ditë më parë është emëruar Gentjan Mahmutaj në krye të Kadastrës së Pogradecit, duke zëvendësura në këtë post Natalja Velon. Më herët ai ka mbajtur postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit në Pogradec për një periudhë 2-vjeçare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lusi nishtull: 04/02/2020 23:14

    O gent mahmuti nuk po me njef jam ajo qe ndanim leket bashke me liridon pulen. Tani qe tka bo tan lamja drejtor ne pogradec do vjedhim pare te modhe. Po ato leket qe bone ne durres si sekser dhe dole nga dritarja se te kerkonte krimi ekonomik kur do ti ndajm bashke apo te shkoj ti trego tgjitha ne polici. Si thu gent katunari me pantallona teritali. Po gruja jote e din qe mke pas dashnore mu 2 muj. Ca skena bo

    Përgjigju
  • Selenice: 04/02/2020 20:19

    Kujdese ne Vlore se vjedhene shume

    Përgjigju
  • prona ne jale: 04/02/2020 17:09

    ca u be me ate muabetin apo fitoj banda ne pushtet?

    Përgjigju
  • Lusi nishtull: 04/02/2020 16:42

    Po ky drejtori hipotekes pogradec gentjan mahmuti eshte me dosje penale per korrupsion dhe rryshfet. Ne durres ka bo namin me sekserlliqe por rilindja nuk pyt nga hajdut me dosje penale te bo drejtor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks

Carlos Tevez me urgjencë në spital pas dhimbjeve në gjoks