Integrimi i rajonit në BE, Zoran Zaev: S'është e drejtë që Shqipëria të bllokohet, të ndahet nga ne për negociatat! Shqiptarët nuk e meritojnë

Integrimi i rajonit në BE, Zoran Zaev: S'është e drejtë që Shqipëria të bllokohet, të ndahet nga ne për negociatat! Shqiptarët nuk e meritojnë

Zoran Zaev

Mos caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i fqinjit tonë lindor Zoran Zaev e konsideron si të padrejtë për shqiptarët të penalizohen nga përplasja e shtetit që ai drejton me Bullgarinë.

Gjatë një interviste për “Deutche Ëelle” Zaev theksoi se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i konfliktit dhe se i uron shqiptarëve sukses.

“Çdo shtet meriton të gjykohet nga rezultatet e tij. Edhe unë i uroj me vërtete fat fqinjit tonë perëndimor, Shqipërisë, të vazhdojë në atë rrugë nëse Bullgaria vijon të bllokojë procesin. Fqinji ynë meriton të vazhdojë në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian dhe nuk është e drejtë që procesi të jetë i lidhur me shtete te tjera. Unë e besoj se të dy vendet është më mirë të gjykohen veçmas”, tha Zaev.  

Ai tha se me krijimin e qeverisë së re në Sofje do të zgjidhen çështjet që kanë mbetur pezull.

Ky është hera e parë që Zaev e thotë hapur qëndrimin e tij që të ndahen dy vendet. Ai edhe më parë  pati thënë se vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet, por mbi të gjitha është shumë i pandershëm për Shqipërinë. 

Kujtojmë se nga vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. 

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2021 01:05

    As ju nuk e meritonit te penalizoheshit per shkakun tone.Tani bashke kemi qene e do te jemi gjithemone,ne te mire e ne te keqe.Ndajme shume histori se bashku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar

Korçë , zbulohen 10 kg kanabis! 2 të arrestuar