Pas lajmeve pozitive nga Sofja, Rama konfirmon pjesëmarrjen në samitin e BE: Do të jemi aty, edhe pse shumë herët për të qenë optimist

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja për të votuar pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se do të jenë aty, edhe pse është shumë herët për të qenë optimistë. Ndër të tjera thekson se do të ndryshojë shumë pak nga fjalimi për Bullgarinë, për të cilën thotë se ka rrëmbyer dy vende të NATO-s duke penguar procesin e integrimit në BE. Pas kryeministrit Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski kanë marrë vendimin për shkuar në samitin e BE.

"Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë", shkruan Rama në Twitter.

Rama tregon se ndryshuan qëndrim pasi ish-kryeministri bullgar, njëkohësisht dhe kreu i opozitës, Boyko Borisov i ka kërkuar kryeministrit Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, sqaroi se pas një bisede të gjatë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm tha se do të refuzonin pjesëmarrjen në samitin e BE-së pasi do të përballeshin me një tjetër "Jo, më fal". 

"I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t'u parë! Çfarë duhet bërë atje?!’- shkroi Rama.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar, ka bllokuar procesin e negociatave edhe për vendin tonë. BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimore, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit, arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë edhe aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Diskutimi mbi propozimi francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veritut, shtyhet mbledhja e Komisionit të Jashtëm në Bullgari

Propozimi francez nuk është i publikua ende, jo zyrtarisht thuhet se, propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Sipas REL, ai përmban disa pika sipas të cilave: Maqedonia e Veriut duhet të konfirmojë para OKB-së se nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, se do ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutë, do t’i rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, do të harmonizojë tekstet shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, do t’i heqë të gjitha tabelat që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase.

Lidhur me këtë propozim, në orët e pasdites pritej të mblidhej Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Bullgarisë, dhe me mbështetjen e partisë GERB, propozimi do të miratohej nga deputetët në seancë plenare. Parlamenti bullgar, ndërkohë, po debaton edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Propozimit francez për Maqedoninë e Veriut është mbështetur edhe presidenti Rumen Radev, ndërsa kundër janë shprehur partitë tjera opozitare, përfshirë edhe partinë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonovit, e cila u largua nga Qeveria dhe paraqiti nismën për mosbesimin e Qeverisë.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

Ora 14:44
'Miqtë e Ballkanit' dhe IUSY letër liderëve të BE: Koha të hiqni pengesat dhe t’i hapni rrugë integrimit të Ballkanit Perëndimor

Në prag të mbledhjes së Samitit të radhës të Bashkimit Evropian, Partia Socialiste është angazhuar në një proces lobimi politik për zgjerimin e mbështetjes për dhënien e dritës jeshile në fillimin zyrtar të bisedimeve të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” i përbërë nga partitë dhe fondacionet simotra të Partisë Socialiste të Shqipërisë i është bashkuar thirrjes për një deklaratë të përbashkët drejtuar liderëve të Bashkimit Evropian.

“Është koha e duhur që liderët evropianë të heqin pengesat që vazhdojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit. Është koha që të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është koha që BE-ja të mbështesë konkretisht përpjekjet e Bosnje-Hercegovinës për të kapërcyer ngërçin politik dhe për të vendosur reforma demokratike, në mënyrë që vendit t’i sigurohet statusi i kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe është koha që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, kriteret e të cilit janë përmbushur në vitin 2018”, thuhet në deklaratën e bërë publike.

Rrjeti i Miqve të Ballkanit Perëndimor është krijuar falë punës së përbashkët të Fondacionit për Studime Progresive Evropiane – FEPS (Bashkimi Evropian), Friedrich-Ebert-Stiftung (Gjermani), Karl-Renner-Institut (Austri), Masarykova demokratická Akademie (Çeki), Fondacioni Kalevi Sorsa (Finlandë), Fondacioni Jean-Jaurès (Francë), Fondacioni Max van der Stoel (Holandë), Društvo Progresiva (Slloveni), Qendra Ndërkombëtare Olof Palme (Suedi), në bashkëpunim me CeSPI (Itali).

Thirrjes së Partisë Socialiste i është bashkuar edhe IUSY (Këshilli Botëror i të Rinjve Socialist) që gjithashtu i është drejtuar me një letër publike drejtuesve të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“E ardhmja e Evropës duhet të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zëri i të rinjve duhet të dëgjohet kur krijojnë drejtimin e zhvillimit të Evropës, bazuar në pritshmëritë dhe nevojat e tyre. Ne e vlerësojmë gjestin politik të dhënë nga institucionet evropiane për të shënuar këtë vit si Viti Evropian i Rinisë. Vlerësojmë faktin që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Ne kemi treguar se ndajmë vlerat themelore evropiane dhe të rinjtë janë të përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave evropiane, prandaj meritojnë një të ardhme brenda BE-së. Por ne ju nxisim, secilit prej liderëve të zgjedhur evropianë të së tashmes, që të bëni ndryshimin për një të ardhme më të mirë. Është koha e duhur për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve evropianë dhe Këshillit Evropian që:

1. Të ndiqni rekomandimet e miratuara me shumicë dërrmuese nga Parlamenti Evropian, në raportet 2021/2244 (INI) për Shqipërinë dhe 2021/2248 (INI) për Maqedoninë e Veriut, dhe të nisni negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;
2. Të promovoni dhe organizoni konferencat e para ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më së voni deri në fund të vitit”, thuhet në deklaratën e IUSY-t.

Ora 13:38
Pjesëmarrja në samitin e BE-së, reagon Tabaku: Rama do shkojë me një këmbë! Fati i Shqipërisë është atje

1655375193_Screenshot14.jpg

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e BE-së duke thënë se "Rama do shkojë me një këmbë".

Me anë të një postimi në Twitter thotë se fati i Shqipërisë është në BE dhe çdo gjë tjetër është justifikim që fsheh krizën e rritjes së çmimeve.

"A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë! Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!" - shkroi Tabaku.

Ora 12:15
Rama e konfirmon: Do të marrim pjesë në samitin e BE-së

1655821657_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e BE-së.

"Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë", shkruan Rama në Twitter.

Ora 11:33
Berisha: Rama refuzoi një ftesë historike, zgjodhi Beogradin para Brukselit! Të thërrasim protestë për të mbrojtur ëndrrën europiane

1655890255_berisha3.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Edi Rama me refuzimin sipas tij, për të marrë pjesë në samitin e BE-së, është rreshtuar krah Beogradit dhe jo krah Brukselit. Më këtë vendim thotë Berisha, ai ka përcaktuar qartë se është kundër BE-së.

‘Po shitet një Europë se ka problem të mëdha, dhe u kaluar në banalitete të përgjithshme se ne jemi gati për martesë, por nuk po vjen dhëndri. Rama nuk e do integrimin në BE.  Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Janë konsoliduar lidhjet me Beogradin dhe me Moskën. Ndodhi që një vasal pa inetersa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesë nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret para në Beograd shpallet nga padroni i tij, por Vuçiç të paktën thotë do të vendos pasi të mbledh qeverinë, ndërsa ky i joni e vendos. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar nga Serbia. Aleanca bilatarele Tiranë-Beograd-Shkup është pro ruse dhe është anti-BE. Edi Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe dje mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Rama refuzoi një ftesë një moment historik. Mendoj se ne duhet të thërrasim protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një fare mënyre ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë një njeri i shitur, i paashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Nuk mundet. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël, nuk mundemi ne të jemi Beogradi i vogël, ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve’- tha Berisha.

Ora 10:21
Deputetja Açka kërkon dorëheqjen e Ramës: Largohu nëse nuk do të shkosh në Bruksel! Fundja ti ke Surrelin

1655886474_maxresdefault.jpg

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama për pjesëmarrjen në samitin e ardhshëm të BE-së duke thënë " Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin". Ndër të tjera i kërkon dorëheqjen në rast se nuk shkon në Bruksel. Sipas saj, lidhja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave është pretekst i Europës që po e përdor kundër regjimit të korruptuar.

"Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës! Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin! Zoti Kryeministër! Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor? Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo?

Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?  Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.

Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit tēnd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë. Nëse nuk do të shkosh në Bruksel - fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! - jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre", shkruan Açka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 22/06/2022 11:27

    Po ca te shkojm atje kur e dim qe jo do thon prap. Mendoj eshte e nevojshme ndarja nga vendet e tjera nese duam integrim ne BE

    Përgjigju
  • Albert: 22/06/2022 11:24

    Ja se po shkojme po per ca te shkojme kur e dime qe do marim prap jo per shkak se maqedonia e bullgaria jane ne konflikt. Kemi ngelur e vazhdojme te mbetemi jashte BE per shkak te politikave e konflikteve te vendeve te tjera qe skane lidhje me ne

    Përgjigju
  • Mariglen: 22/06/2022 11:23

    Shqiperia po peson zhvillime te rendesishme dita dites dhe jam i sigurte qe shume shpejte kemi per te marre nje pergjigje pozitive dhe nga Bullgaria si shtetet e tjera.

    Përgjigju
  • Aris: 22/06/2022 11:22

    Shume shtete po na mbeshtesim qe te jemi pjese e BE uroj qe te zgjidhet kjo gje sa me pare qe dhe ne te jemi pjese e BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë

20 milionë lekë për ekipin fitues, 'Final 4' shpërblehet nga FSHF-ja! Përfiton edhe kampioni i Kupës së Shqipërisë