Inteligjenca artificiale nuk lejohet në shkolla? Po a mund të ndalet një revolucion?

Inteligjenca artificiale nuk lejohet në shkolla? Po a mund të ndalet një revolucion?

Foto ilustruese

Dhe tani që ka mbërritur Inteligjenca Artificiale, çfarë do të bëjnë shkollat ​? A do ta ndalojnë edhe atë, Inteligjencën Artificiale, të gjitha institucionet e të gjitha niveleve, duke vazhduar rrugën e klithmave manzoniane me të cilat janë përpjekur të ndalojnë smartfonët në 15 vitet e fundit? Do të ishte vërtet paradoksale nëse Shkolla do ta ndalonte inteligjencën, sado artificiale të jetë ajo. Por do ta shihni të ndodhë.  Sepse tashmë është e qartë që ky kufi i ri dixhital është i destinuar të përmbysë, shumë më tepër se sa smartphone-t, metodat tradicionale të transmetimit të kulturës.

Në Nju Jork, për shembull, ka filluar lufta kundër ChatGPT, një faqe interneti e aftë për të prodhuar një tekst të shkruar për çdo temë, pa pagesë dhe në pak sekonda. Gjenerata e re e sistemeve të Inteligjencës Artificiale mund të bashkëbisedojë me njerëzit dhe të gjenerojë përmbajtje, madje edhe video, duke mësuar nga një bazë të dhënash shumë e madhe. Ende bën shumë gabime dhe tekstet janë gjithësesi të përafërta dhe sipërfaqësore, por mund të shtyjë studentët që të kopjojnë dhe vjedhin, në vend se të studiojnë.

Është një evolucion i asaj që po ndodh tashmë me Google. Por në Google të paktën ju duhet të kërkoni, të prisni tekst, të ngjisni, të hidhni në letër. Me Inteligjencën Artificiale, as ky mundim nuk duhet. Ndërkohë që po ndodh ky revolucion i njohurive njerëzore, i krahasueshëm vetëm me shpikjen e shtypshkronjës nga ana e Gutenbergut klasa e gjerë intelektuale, me përjashtime të rralla, deri më tani ka reaguar duke thirrur për ndalesë: ndaloni botën, duam të zbresim. Më mirë të kthehemi te një e kaluar mitike, e cila nuk ekzistonte kurrë, në të cilën shkolla, e patrazuar nga të gjitha këto marifete të reja, mund të edukonte breza të rinjsh. 

Pra, grumbullojmë vonesa pas vonesash.

Pastaj: a janë vërtet tempujt e supozuar të kulturës tradicionale, më të mirë se të mësuarit në formë dixhitale? Po jap një shembull. Herë pas here, në vend të Amazon, i mbërthyer nga një ndjenjë faji, shkoj në librari. Kohët e fundit i kërkova një nëpunësi në një dyqan librash të huaj, i cili ishte mjaftueshëm i moshuar sa të kishte shkuar në shkollë para celularëve, një roman të Graham Greene. Ai e kontrolloi në kompjuter dhe tha më falni, nuk kemi asnjë. Më dukej e pamundur. Kishte shkruar ‘Grangrin’. Nga frika e gabimit tim në shqiptim, ia thashë gërmë për gërmë në anglisht. Nuk e njihte.

Në fund m’u desh të shkruaja vetë emrin e këtij autori, dukshëm krejtësisht i panjohur për shitësin e librave. Në një librari tjetër po kërkoja një kopje të “Le confessioni d’un italiano” nga Ippolito Nievo: më çuan menjëherë në raftin e Eshkol Nevo, i cili me meritë është më i shitur se sa Nievo, por nuk është një nga baballarët e Rilindjes italiane.

Thashë me vete: a nuk është më mirë të shkosh në Amazon? Jo vetëm që mbaron punë më shpejt, por edhe takon algoritme të ditur dhe të kulturuar për të biseduar. / Antonio Polito – Sette (bota.al)

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri