Inter gjunjëzohet nga Dortmund, dramë për një barazim në Chelsea- Ajax

Inter gjunjëzohet nga Dortmund, dramë për një barazim në Chelsea- Ajax

Nga ndeshja Chelsea- Ajax

Champions League ka ofruar rezultate surprizë në ndeshjet e katërta në grupe. Inter i Contes ka humbur në Gjermani përballë Dortmund dhe rrezikon seriozisht kualifikimin. Verdhezinjtë kanë bërë një ndeshje të madhe pasi përmbysën rezultatin 0-2 të zikaltërve.

Martinez dhe Vecino kaluan ekipin e tyre në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys. Dy herë Achraf Hakimi dhe një herë Julian Brandt mjaftuan që Dortmund të marrë një fitore të madhe për kualifikim.

Ndërkohë Barcelona hodhi një hap fals duke barazuar 0-0 ndaj Slavia Pragës.  Tashmë Interit në grupin F i duhen patjetër 6 pikë në dy ndeshjet e fundit për të shpresuar.

Në grupin H Chelsea ka bërë një ndeshje të çmendur përballë Ajax dhe pse vendimet gjyqtarit përcaktuan shumë fatet e ndeshjes. Që në fillim të ndeshjes holandezët kaluan në avantazh me një autogol të Tammy Abraham por kundërpërgjigjia erdhi shpejt me një penallti të realizuar nga Jorginho. Quincy- Promes dhe një autogol i Arrizabalagës shokuan ekipin e Lampard në pjesën e parë duke e mbyllur në disavantazh 1-3. Në pjesën e dytë Donny van de Beek thelloi avantazhin përsëri.

Por brenda 10 minutash Chelsea shënon tre gola dhe Ajaxit i jepen dy të kartona të kuq për Blind dhe Veltman. Azpilicueta, Jorginho dhe Reece James kthyen balancat në 4-4. Por londinezët ishin shumë afër çmendurisë, kur përsëri kapiteni Azpilicueta shënoi për 5-4 por goli u anulua pasi Tammy Abraham preku më parë topin me dorë.

Në këtë grup tashmë situata komplikohet pasi me fitoren e Valencias 4-1 ndaj Lille tre skuadrat, Chelsea, Ajax dhe Valencia qëndrojnë në krye të grupit me 7 pikë.

Në grupet e tjera E dhe G, Napoli u nda në barazim me Salzburg kurse Liverpool mori një fitore modeste ndaj Genk. Nga ana tjetër Leipzig mposhti sërish Zenitin ndërsa Lyon u hakmor me fitore ndaj Benfica-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet