Inter i falet golit të Sensi-t për vendin e parë në 'Seria A', Barcelona shkatërron Valencia-n

Inter i falet golit të Sensi-t për vendin e parë në 'Seria A', Barcelona shkatërron Valencia-n

Inter është kryesuesja e vetme e kampionatit pas javës së tretë të ‘Seria A’. Edhe pse ziklatërit mund ta ndajnë këtë post me Torinon e cila të hënën luan kundër Lecce-c, aktualisht skuadra e drejtuar nga Conte është me pikë të plota pas fitores minimale 1-0 kundër Udinese-s si dhe barazimit të Juventusit me Fiorentinën.

Në ‘San Siro’ zikaltërit ishin nga minuta e parë më këmbëngulës, por gjithçka u bë më e lehtë kur në minutën e 35 miqtë nga Friuli mbetet me 10 lojtarë pas veprimit të pahijshëm të De Paul, i cili goditi me shpullë Candreva-n. Pas këtij episodi Inter arriti të zhbllokonte shifrat me Sensi-n, i cili rezultoi edhe njeriu vendimtar për këtë sfidë. Sikundër pritej, shtatshkurtri golin e  vetëm e realizoi me kokë.

Në ‘La Liga’ Barcelona është rikthyer te fitoret duke shkatërruar Valencia-n me shifrat 5-2. Katalanasit të cilët sërish kishin mjaft mungesa në sulm e nisën me marshin e pestë dhe në minutën e 2 Anssumane Fatti zhbllokoi shifrat. 16-vjeçari ishte protagonist edhe pas pesë minutash kur aisstoi për De Jong, i cili dysfishoi rezultatin.

Në pjesën e parë Gamerio ringjali shpresat për miqtë, ndërsa Pique me fillimin e fraksionit të dytë të lojës realizoi golin e tretë për Barcelonën. Përveç katalanasve në përgjithësi në kët ndeshje mahniti edhe Luiz Suarez, i cili u fut si zëvendësues pas dëmtimit të lënë pas dhe realizoi ‘dopietë’. Në minutat shtesë pati kohë edhe për një gol të Valencia-s, që stampoi shifrat përfundimtare.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet