Interi bën gafë me Sassuolo-n, Atalanta përmbys Lazio-n! Buqëqesh Juventusi (VIDEO-Golat)

Interi tregohet edhe një herë tjetër një ekip i “çmendur” dhe bën vetëvrasje në ndeshjen me Sassuolon duke mbetur 8 pikë larg Juventusit kryesues. Në “San Siro” ndodh gjithçka dhe takimi mbyllet në barazim 3-3. Caputo kaloi miqtë në avantazh por rezultatin e përmbysën Lukaku e Biraghi. Berardi barazoi me penallti dhe Borja Valero kaloi djemtë e Contes sërish në avantazh por në fund goli i Magnani shkatërroi planet e zikaltërve.

Mbrëmë u fundos edhe Lazio në Bergamo. Atalanta arriti një përmbysje të çmendur nga 0-2 në 3-2 dhe blindon zonën Champions. Autogoli i De Roon dhe Milinkovic-Savic i dhanë skuadrës kryeqytetase avantazhin e dyfishtë por Gosens, Malinovskyi dhe Palomino përmbysën gjithçka dhe Atalanta i dha një goditje pretendimeve të Lazios për titull pasi tashmë Juve është katër pikë larg.

Falë një dygolëshi shumë të bukur të boshnjakut Edin Dzeko Roma përmbysi Sampdorian duke fituar 2-1 dhe mbetet në garë për zonën Champions. Sulmuesi shënoi në minutat 64 dhe 85. Përgatiti Andi kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet