Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Simone Inzaghi

Simone Inzaghi po shkon drejt rinovimit të tretë në aventurën e tij me Interin.

Eliminimi nga Champions League nuk e ka zbehur entuziazmin te Interi dhe klubi zikaltër duket drejt yllit të dytë në fanellë ose thënë ndryshe titullit të 20-të në histori të Serie A.

Gazetta Dello Sport bën me dije se Simone Inzaghi ka bindur drejtuesit dhe do rinovojë deri në vitin 2027 duke zgjatur me dy sezone qëndrimin, pasi kontrata aktuale skadon në verën e 2025.

Tanimë gjithçka duket se është dakordësuar mes palëve dhe deri në fundin e sezonit do vijë "e zeza mbi të bardhë", sigurisht me terma të rinovuar.

Flitet se me marrëveshjen e re Inzaghi do fitojë 5.5 milionë euro në sezon, duke rritur me 1 milionë euro të ardhurat sezonale. Kujtojmë se Inzaghi firmosi me Interin më 3 qershorin e 2021.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së (VIDEO)

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së (VIDEO)