'Interneti përdoret 69% për rrjete sociale', Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë trajektoren e zhvillimit

'Interneti përdoret 69% për rrjete sociale', Bregu: Ballkani Perëndimor duhet të ndryshojë trajektoren e zhvillimit

Takimi online i Forumit të Zhvillimit Rajonal (ITU) për Europën

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu mirëpriti pjesëmarrësit e Forumit të Zhvillimit Rajonal (ITU) për Europën, ku u diskutua transformimi digjital gjatë vitit të fundit.

Sondazhi i  vjetor "Barometri i Ballkanit" 2020, tregon se interneti përdoret gjerësisht për qëllime komunikimi me përhapje të shpejtë në mediat sociale (69%) ndërsa më pak e popullarizuar për edukim (30%) dhe për blerje online (22%).

"Shërbimet e qeverisë përmes platformave elektronike u përdorën nga vetëm 3% e popullsisë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se më pak se 17% e popullsisë në rajon nuk përdor internet, kryesisht ata të moshës mbi 65+", tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Forumin për Zhvillimin Rajonal për Europën që u mbajt sot online.

Kalimi i detyruar tek zgjidhjet digjitale për shkak të pandemisë paraqet një ndryshim thelbësor në proceset qeveritare dhe të biznesit, duke lejuar përdorimin më të madh dhe të parashikuar të teknologjive digjitale për të krijuar mundësi të reja, zgjidhje inovative dhe një sërë rregullash të reja dhe kërkesash të tregut. Është llogaritur që rritja me 10% e indeksit të digjitalizimit shoqërohet me 0.63% të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

"Me gjithë performancën e përgjithshme të transformimit digjital të Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit të fundit, hendeku me mesataren e Bashkimit Europian është sërish i lartë. Sipas OECD 50% e familjeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë një kompjuter në shtëpi, ndër këta 1/3-ta nuk kanë internet. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të ndryshojnë trajektoren e tyre të zhvillimit nga akumulimi i kapitalit fizik në atë të akumulimit të njohurive. Aftësitë digjitale janë thelbësore për t'iu përgjigjur automatizimit të proceseve të biznesit, kështu që, le të ecim së bashku milje ekstra për të mirën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor", u shpreh Bregu.

Tashmë Rajoni ka filluar përgatitjet për kontekstin post-pandemi përmes përgatitjes së agjendës së transformimit digjital 2021-2024, që ka për synim krijimin e bazave për hapësirën e vetme digjitale rajonale dhe përshtatjen e Ballkanit Perëndimor në epokën digjitale.

Më shumë risi dhe të menduarit jashtë kornizave duhet të zëvendësojnë dhe t'i japin formë agjendës rajonale digjitale.

RCC do të ndihmojë rajonin për të identifikuar boshllëqet e kësaj lidhje në mënyrë që të mbështesë përdorimin më të mirë fondeve të Ballkanit Perëndimor të Investimeve (Korniza e Investimeve WBIF) në avancimin e investimeve digjitale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë