'Azizi', internimi i 14-vjeçarit dibran në 4 kampe gjatë regjimit, në një film nga Luljeta Progni dhe Gentian Kurti

Rrëfimet e të mbijetuarve të komunizmit, pa ndryshuar emra, kronologji apo episode erdhën për publikun për herë të parë në kinema, në filmin me metrazh të gjatë “Azizi” me skenar të Luljeta Prognit dhe regji të Gentian Kurtit. Në qendër të filmit është Azizi nga Dibra, i cili që në moshën 14-vjeçare gjatë regjimit komunist ka përjetuar nën lëkurën e tij persekutimin. 

Ishte pranvera e vitit 1948, asokohe regjimi komunist detyroi me dhunë mijëra familje, fëmijë, gra edhe të moshuar, që të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Azizit i ishte arratisur i ati jashtë vendit, edhe për këtë përjetoi nën lëkurë vuajtjet si i internuar në kampet e Kuçovës, Beratit, Turanit edhe Tepelenës. 

Sipas skenaristes edhe producentes, Luljeta Prgoni: “Në tre vite kam studiuar shumë histori, mes tyre zgjodha atë të Azizit, që përfshinte të gjitha kampet. Filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vite nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm, grave, fëmijëve edhe të moshuarve”.

Gjatë këtyre qëndrimeve Azizi pa me sytë e tij, se si fëmijët nga uria dhe sëmundja e dizenterisë humbisnin jetën. Kur ishte në kampin e Tepelenës, ai plagoset teksa transpononte dru, prandaj  emërohet ndihmës-infermier në kamp. 

Por, vuajtjet e tij nuk kishin të sosur! Pas mbylljes së kampit, Azizi përjeton internimin larg vendlindjes, derisa bie regjimi në Shqipëri edhe për 37 vite të tjera. Kjo dramë njerëzore e shkaktuar nga regjimi komunist mbyllet me një episod shpresëdhënës, lindjen e fëmijës së parë të Azizit...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!