Interpelanca për rindërtimin në Durrës, Ministri -Xhaferrajt: Procedurat për rrugët që kishe shqetësim, mbyllen në fund të vitit! Ja kur fillon shpërndarja me short e apartamenteve

 

Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.

"Tërmeti ekspozoi vetëm një gjë,  që ju jeni të gatshëm të përfitoni edhe nga ngjarje të tilla! Babëzia ju bën të përfitoni edhe nga fatkeqësia", tha Xhaferraj.

Ahmetaj sqaroi se vendimi nuk është anuluar, por të dyja rrugët janë futur brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë dhe nuk është hequr financimi. Sipas Ahmetaj, procedurat për kontratën e punimeve pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër ai bëri me dije në datat 10-12 nëntor do të bëhet hedhja e shortit për shpërndarjen e apartamenteve në Krujë dhe me datë 15 do të bëhet në Durrës dhe Lezhë.

"Arsyeja e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët që janë kyçe për të lidhur zonën e Spitallës me qytetin. Rrugët "Miqësia" dhe "Azem Hajdari" do të ndërtohen dhe rikonstruktohen nga njësia zbatues e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me financimin, ku është alokuar nga buxheti i shtetit. Për pak ditë do të lidhet kontratat e punimeve për rrugën Miqësia dhe deri në fund të nëntorit për rrugën Azem Hajdari. Fondi i alokuar është 1.2 mld të dyja. Të dyja rrugët janë brenda fondit ët rindërtimit të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjera përfundon në fund të dhjetorit. Ju jeni ngatërruar pasi ne kemi përfshirë dhe rrugët në planin e detyruar vendor dhe nuk kemi hequr financimin. Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave. Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë.  Alokuar nga buxheti i shtetit 2020-2021 55.5 miliardë lekë, 28 mld lekë në vitin 2020 dhe 25.5 miliardë janë në vitin 2021. Grante rindërtimi dhe rikonstruksioni janë 15 miliardë lekë, grante rikonstruksioni janë alokuar 12.2 miliardë lekë, dhe kanë përfituar 37797 qytetar, disbursuar 9.3 miliardë lekë. grantet e rindërtimit që është program tjetër janë 2.9 milairdë lekë 1342 përfitues, disbursuar 1.6 miliardë lekë.  Nga FSHZH janë 1442 banesa individuale në proces 663 të përfunduara 779 deri në fund të vitit. Bashkia e Tiranës ka 712 në total 390 të përfunduara 11 në fillim të nëntorit dhe 311 deri në fund të nëntorit.  Banesat Kolektive FSHZH ka 34 kontrata në 181 pallate, ka filluar ndërtimin e 113 pallateve ndërsa në bashkinë e Tiranës kemi 30 banesa kolektive dhe ecuria e punimeve është në 50%.  Janë 167 objekte arsimore dhe kanë përfunduar 60 prej tyre, 36 i ka përfunduar FSHZH, 15UNDP dhe 9 nga Bashkia e Tiranës. 91 janë me financim nga buxheti i shtetit dhe 69 nga donatorët dhe 7 janë në proces financimi.  Infrastruktura publike janë 25 kantiere të hapura, 14 i ka FSHZH, 11 i ka Bashkia e Tiranës, dhe 8 të tjera do fillojnë në Kombinat.  Do të dorëzohen brenda 26 nëntorit 700 apartamente. Bashkitë do miratojnë rregulloren e hedhjes së shortit publik. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.Shpërndarja do bëhet me short për të shmangur keqkuptimet, për transparencë. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev