Interpol Tirana i njofton për vdekjen e vajzës, çudit live nëna: Pas letrës vajza më mori në telefon (VIDEO)

TIRANË- Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1997. 21- vjeçarja e asaj kohe rezultoi e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Milano e Italisë dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mirë. Ky komunikim zgjati deri më 17 dhjetor të 1998, ku më pas Etleva u zhduk. Një letër e kobshme mbërrin në familje nga Interpol Tirana. Ku familjarët u njoftuan se vajza e tyre e njohur edhe si Desdemona Lirjoni  në shtetin fqinj ishte gjetur e vrarë në Maranco, Ticino të Italisë. Por këtë lajm të kobshëm nëna e përgënjeshtron në studion e “Pa Gjurmë”

 ‘ Unë nuk e besoj që vajza ime është vrarë pasi kam folur vetë në telefon. Letra më erdhi në shtëpi nga një oficere policie. Aty shkruhej konkretisht se Etleva Parangoni është gjetur e vrarë më datë 5 dhjetor te vitit 1998. Kjo nuk është e vërtetë se në datën 17 dhjetor të po atij viti Etleva më telefonoi dhe më tha se do të vinte për festat e fund vitit”- u shpreh Margarita, nëna e Etleva Parangonit.

Këtu fillon misteri i vajzës nga Fieri, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë,  apo institucionet kanë gabuar me të dhënat e asaj kufome që u gjet në Maranco, Ticino të Italisë ? Sipas kërkimeve të familjarëve, vajza e tyre Etleva ishte trafikuar nga një lezhian drejt Italisë dhe qëndronte në shoqërinë e një vajze nga Elbasani me inicialet M.D. Madje, vajza ishte rikthyer në Shqipëri, ku kishte qëndruar për 15 ditë në Elbasan.

‘Kur mora vesh lajmin që Etleva ndodhej në Elbasan tek shtëpia e shoqes, u nisa me burrin. Aty nuk gjetëm njeri, por fqinjët na pohuan se Etleva kishte qëndruar për dy javë, ku kishte bërë edhe një operacion në spitalin e këtij qyteti dhe më pas ishte nisur me shoqen dhe një lezhian sërish drejt Italisë. Vajza asnjëherë nuk më tregoi të vërtetën”- rrëfeu Margarita Parangoni.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale