Intervista e Eqrem bej Vlorës në 1913: Ja si do të jetë organizimi i ardhshëm administrativ i Shqipërisë

Intervista e Eqrem bej Vlorës në 1913: Ja si do të jetë organizimi i ardhshëm administrativ i Shqipërisë

Eqrem bej Vlora

“La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1913, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën asokohe të nënkryetarit të Këshillit të Shqipërisë, z. Eqrem bej Vlora, mbi organizimin administrativ të Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 10 shtator. – Nënkryetari i Këshillit të Shqipërisë (Senatit), Eqrem beu dha një intervistë për “Korrespondencën e Shqipërisë” mbi organizimin e ardhshëm administrativ të shqiptarëve:

“Në Principatën tonë të re, nuk do të ketë fe shtetërore. Administrata do të organizohet në njërën pjesë të vendit sipas traditave të vjetra shqiptare, në tjetrën sipas ligjeve turke.

Në të gjitha mjediset kompetente, bëjmë përpjekje për të futur civilizimin perëndimor në Shqipëri. Ne duam ta qeverisim dhe administrojmë Shqipërinë në një mënyrë moderne dhe liberale.

Sa i përket kryeqytetit, do të zgjedhim Elbasanin ose Tiranën; qytetet si Shkodra, Vlora dhe Durrësi janë shumë afër kufirit ose detit. Shqipëria do të jetë një shtet neutral.

Ne do të përpiqemi të krijojmë një xhandarmëri e cila do të duhet të përbëhet nga tri lloje trupash : këmbësoria, kalorësia dhe seksioni i mitralozëve në zonat malore. Kjo xhandarmëri mund të sigurojë bërthamën e një ushtrie të ardhshme.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman