Intoleranca ndaj laktozës, këto receta të thjeshta dhe të shpejta mund t’ju ndihmojnë

Në një intervistë në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report TV, nutricionistja Rolina Naço foli për intolerancën ndaj laktozës. Ajo u shpreh se ka një ndryshim midis intolerancës dhe alergjisë nga laktoza.

Intolernca ndaj laktozës është më shpesh e shprehur tek moshat e reja  është më shumë për shkak të mungesës së enzimës të laktazës dhe ka të bëjë me aparatin tretës, ka të bëjë me aftësinë e metabolizmit për të tretur këtë lloj karbohidrati që është laktoza. Ndërkohë kur flasim për alergjinë, ndaj qumështit bëhet krejt ndryshe si funksion në trupin tonë, ka të bëjë me përgjigjen e sistemit tonë imunitar dhe ndikohet nga proteinat që ndodhen tek qumështi, pra jo tek laktoza’’ u shpreh nutricionistja Rolina Naço.

Ajo gjithashtu sygjeroi disa receta të thjeshta, të shpejta dhe të shëndetshme të cilat mund të përdorin personat që janë intolerantë ose alergjik ndaj laktozës.

Një nga recetat të cilat sygjeruam sot ishte ëmbëlsira me fara chia dhe qumësht pa laktozë.

Për recetën ju nevojiten këto përbërës:

Biskota integrale

Qumësht bajame

Fara Chia

Recel frutash dhe shegë

Në fund të një gote ose kupë ëmbëlsirash vendosni biskota të bluara. Më pas merrni një sasi farash chia dhe qumësht bimor bajame ose arrë kokosi dhe I lëmë të zbuten së bashku me pak recel frutash nëse qumështi bimor është pa ëmbëlsues. Vendosni masën me qumështin bimor dhe farat chia sipër bisktoave të bluara. Ndërsa sipër vendosim fruta të prerë në kubikë dhe kanellë sipas dëshirës.

Receta tjetër që sygjeroi nutricionistja Rolina Naco ishin brusketat:

Për këtë recetë do t’ju nevojiten këto përbërës:

1.      Avokado, limon, pak vaj ulliri dhe pomodorini

2.      Mjaltë, banana, fara miks, kanellë

3.      Tahinë, mjalt, kanellë

Ndërsa për përgatitjen e humusit do t’ju nevojiten qiqra dhe susam.

Brusketat mund të jenë të kripura ose të ëmbla. Për të përgatitur humusin duhet të përdorni qiqra dhe susam, t’I vendosni në blender dhe më pas të lyeni me to, gofretat me oriz ose misër. Më pas alternojini , duke vendosur sipër gofretave avocado, pomodorinit e prera dhe pak vaj ulliri.  Ndërsa për brusketat e ëmbla, duhet përdorur mjaltë, disa feta të prera banana, pak mjalt dhe sipër fara miks.

Këto receta janë sa të shpejta dhe të shijshme, për personat që kanë probleme me laktozën.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët