Intrigë si 'Babale'/ Inskenuan atentatin për të shmangur borxhet, burg dy vlonjatëve

Intrigë si 'Babale'/ Inskenuan atentatin për të shmangur borxhet, burg dy vlonjatëve

Arben Veliko dhe Romarjo Alliaj

Biznesmeni i ndërtimit në Vlorë Arben Veliko është dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për akuzën e “Kallëzimit të rremë”, pasi së bashku me Romarjo Alliaj, kanë përdorur një skenar të tipit “Babale”, duke inskenuar një atentat me armë, me qëllimin e vetëm shmangien e disa borxheve financiare.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj 2019, ku një automjet tip “Golf 5” është qëlluar mbi 20 herë me automatik, dhe çuditërisht drejtuesi i makinës Alliaj, nuk kishte pësuar asnjë dëmtim fizik, megjithëse pjesa e makinës ku ndodhej shoferi ishte bërë shoshë nga plumbat.

Për këtë ngjarje kriminale prokuroria e Vlorës, ka kryer disa eksperimente ku ka dalë në përfundimin se situate kriminale e ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, ishte e sajuar nga persona që kishin aktruar. Për më tepër që këto dyshime u përforcuan akoma kur Romarjo Alliaj,dy ditë pas ngjarjes doli në televizor dhe dha intervistë.

Policia dhe prokuroria e Vlorës, kanë kuptuar se biznesmeni Arben Veliko dhe Romarjo Alliaj, kishin thurur këtë intrigë të tillë me qëllim shmangien nga borxhet financiare. Në muajin qershor 2019 Veliko dhe Alliaj janë arrestuar, ndërsa pak kohë më parë të dy janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Vlorës.

Trupi gjykues ka vendosur dënimin me 1.4 vite burgim Arben Velikon ndërsa me 1 vit e 8 muaj burgim është dënuar Romarjo Alliaj. Ky dënim për dy të pandehurit është dhënë, si pasojë e përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Intriga e tipit “Babale” dhe e vënë në jetë si në film aksion mes dy vlonjatëve është bërë në datën 12 maj 2019, në autostradën Vlorë-Fier, ku është qëlluar me armë zjarri një automjet, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Automjeti është qëlluar mbi 20 herë dhe gëzhojat janë shpërndarë në një distancë prej 200 metra, por çuditërisht vetë objektivi i këtij “atentati”, Romarjo Alliaj, ka shpëtuar mirë e bukur, pa asnjë gërvishtje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiqo: 29/07/2020 01:40

    jan rropqira qe te 2

    Përgjigju
  • Aldo: 29/07/2020 01:40

    ddbba

    Përgjigju
  • Uni vlora: 29/07/2020 01:39

    poo

    Përgjigju
  • Uuhjzs: 28/07/2020 19:10

    Babalja se kishte trillim, sado mundoheni ta theksoni.

    Përgjigju
    • Niku: 28/07/2020 19:54

      Po ca trillimi thua ,ku e njef ti babalen ,dukesh qe sje vlonjat,babalja kryemashtrues ashtu ka lindur.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Dikur ‘ndaheshin’ për një pako kafe, sot për të shpëtuar pasurinë

Jakin Marena: Dikur ‘ndaheshin’ për një pako kafe, sot për të shpëtuar pasurinë