POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

INVESTIGIMI/ Monopol në shëndetësi, zbulohen lidhjet e fshehta mes PPP të hemodializës dhe laboratorëve

Klodjan Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan dhe dokumentet e dy kompanive holandez

Nga 
ADRIATIK DOÇI
ELTON QYNO

Një fill i hollë dhe i padukshëm që lidh tre shoqëri holandeze, të cilat kanë administrator dhe zyra të përbashkëta, bashkon dy koncensionet më të mëdha të dhëna nga Shteti në sektorin e shëndetit publik me monopolistin e shëndetësisë private në Shqipëri. Sërish, si në skandalin e D.H.Albania, mburoja e shoqërive offshore përdoret nga biznesmenë shqiptarë për të fshehur nga sytë e shtetit përfituesit e vërtetë të koncensioneve dhe fondeve publike.


Deri tani njiheshin vetëm pjesërisht lidhjet ekzistuese mes pronarit të Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu dhe koncesionit PPP për shërbimin e hemodializës të firmosur me Ministrinë e Shëndetësisë me 25 maj 2016 për një vlerë prej 8 miliardë lekë të reja. Por dokumente të reja të zbuluara nga redaksia investigative e Shqiptarja.com nxjerrin në sipërfaqe një lidhje të fshehtë edhe mes këtij koncensioni dhe koncensionit për laboratorët e analizave, një tjetër PPP që për një vlerë 13 miliardë lekë të reja, në prill 2017, u dha privatëve edhe administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare.

Nëse skandali do të konfirmohej nga investigime edhe të institucioneve shtetërore, do të zbulonte ekzistencën e një përqëndrimi pa precedent mes shëndetësisë publike dhe private në duart e një personi të vetëm, e realizuar, ka të ngjarë, duke mashtruar shtetin.

Për të gjetur këtë fill duhet të fluturojmë në Hollandë, në Hagë, në një pallat antik prej 3 katesh në adresën Nassaulaan 2 A. Hollanda u ofron shoqërive një sërë garancish fiskale dhe sekrete që e bëjnë këtë vend në zemër të Bashkimit Europian, të barabartë me një parajsë të vërtetë fiskale: Vetëm në vitin 2016 këtu kanë kaluar ekskuzivisht për arsye fiskale 4500 miliardë euro (4 herë e gjysëm prodhimi i brendshëm bruto i vendit) dhe janë regjistruar 15.000 shoqëri që de fakto janë vetëm në letër. Mes këtyre, tre shoqëri, janë protagoniste të investigimit tonë.

E para quhet AB Laboratory Solution B.V. dhe mban 33 % të konsorciumit që ka fituar konçensionin për Laboratorët privatë (bashkë me shoqërinë shqiptare Labopharma shpk me 41.7% dhe shoqërinë franceze Exalab me 25 %). Shoqëria e dytë quhet Arimo B.V. dhe me 7 nëntor 2016 ka blerë 72.5% të shoqërisë shqiptare Evita, që nga ana e saj kontrollon 85% të shoqërisë shqiptare DiaVita, fituese e konçensionit të hemodializës ( 15% që mbetet e koncensionit të hemodializës është zyrtarisht në duar të Spitalit Amerikan). Shoqëria e tretë holandeze quhet Vendeka European Investiment B.V. dhe është e vetmja që i njihet me qartësi pronari i 100% të aksioneve, Klodjan Allajbeu, administrator dhe ortak i Spitalit Amerikan. Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është zbuluar rastësisht duke hetuar mbi abuzimet e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës: Allajbeu i ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës. (Dokument 1)

Koinçidenca e parë e çuditëshme është se shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka e monopolistit të shëndetësisë private, që sipas Shtetit nuk kanë asnjë marrëdhënie mes tyre, janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë. Duke rilexuar historinë e Evita-s nuk ka vend për t’u habitur: Në momentin që fiton konçensionin prej 65 milionë euro për administrimin e shërbimit të hemodializës, shoqëria rezulton e regjistruar në mjediset e një ish-gomisterie në Berat dhe ka si ortake të vetme Majlinda Fetiun, e treguar nga media si vajza e xhaxhait të Klodjan Allajbeut. Me 25 maj, Evita firmos kontratën PPP me ministrinë e Shëndetësisë, por historia misterioze e pronares së saj rrezikon të kthehet në një skandal. Dhe kështu me 21 korrik 2016, vetëm dy muaj pas firmosjes së kontratës miliardere, Majlinda del nga shoqëria duke shitur 100 përqind të aksioneve me 30 milionë lekë të reja. Blerësi është një shqiptare nga Kavaja (që blen 27.5% të aksioneve), dhe një biznesmen i fuqishëm farmaceutik që blen 72.5% të Evita-s. (Dokument 2) Është një superbiznes, por biznesmeni vendos të heqë dorë dhe pa fituar asgjë me 7 nëntor 2016 i shet kuotat e tij me të njëjtin çmim që i kishte blerë, shoqërisë holandeze Arimo B.V. (Dokument 3) Kush i ka blerë realisht? Në të vërtetë Allajbeu kontrollon vetëm 15% të konçensionit të hemodializës siç i ka deklaruar Shtetit, apo është ai edhe pas kompanisë Arimo B.V. duke kontrolluar kështu 90% të PPP-së?

Por shoqëritë Arimo B.V. dhe Vendeka e Allajbeut në të vërtetë nuk kanë të përbashkët vetëm selinë dhe ish-pronaren. Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë holandeze janë administruar nga e njëita shoqëri holandeze, Capita Asset Services. Të njëjtën ditë, në mënyrë të çuditëshme, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqëri e rëndësishmë holandeze. Dhe pikërisht këtu mbijnë lidhjet me konçensionin e dytë PPP. (Dokument 4) Në fakt ITPS mes qindra shoqërive që administron, veç Arimo dhe Vendeka, ka edhe AB Laboratory Solution B.V. që është gati për të firmosur kontratën PPP për konçensionin e laboratorëve të analizave të të gjithë vendit. Per rreth tre muaj tre kompanitë (Arimo, Vendeka dhe Ab Laboratory Solution) punojnë me ITPS si administrator i përbashkët. Me 15 mars 2017 AB Laboratory Solution ndryshon administrator dhe emëron Luisa Cinzia Ramasso. Me 30 mars edhe Arimo B.V. ndryshon administrator dhe emëron të njëjtën administrator të AB Laboratory, Luisa Cinzia Ramasso. E habitshme është se e gjitha kjo bëhet 10 ditë pas lajmërimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të fituesve të konçensionit për laboratorët, e komunikuar zyrtarisht më 20 mars 2017. Në muajt e ardhshëm dy shoqëritë do të kenë të përbashkët edhe një administrator të dytë, Tamara Alexandra Eleonora of Koppen. (Dokument 5) + (Dokument 6)

Pra dy shoqëritë holandeze që kanë njëra 33% dhe tjetra 85% të dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë shqiptare, kanë të njëjtin administrator. Dhe të dyja në mënyrë direkte ose tërthorazi të çojnë të Klodjan Allajbeu. Një lidhje për të cilën Shteti që i beson konçensionin nuk ka zyrtarisht asnjë informacion.

Prej 25 qershorit 2018 AB Laboratory Solution deklaron se administrator i ri është Kostantinos Karathanos dhe si ortak mazhorance ka shoqërinë shqiptare Pegasus: Nuk dihet nëse ka edhe ortakë minorance dhe eventualisht kush është. Nuk është e qartë as se çfarë ka ndodhur nga dita e firmës së konçensionit deri më sot, as se pse u nevojit një vit gati për të firmosur kontratën. Bile nuk dihet ende ne se koncensioni ka nisur të funksionjë. Biznesmeni Janis Karathano, pronari i Pegasus dhe i shoqërisë së dytë që fitoi konçensionin, Labopharma shpk, ka siguruar, në një deklaratë për median në nentor 2017 se brenda pak kohe shoqëria holandeze AB Laboratory Solution do të dilte nga konsorciumi, gjë që deri tani nuk rezulton të jetë bërë.

Lidhjet mes dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë publike dhe monopolistit të shëndetësisë private gjithësesi duken të forta, edhe pse në letrat e paraqitura Shtetit janë mbajtur të fshehta. Edhe këtë herë loja e shoqërive off-shore shërben për të fshehur identitetin e përfituesve të vërtetë të fondeve publike, duke ushqyer dyshime dhe akuza. Tani i takon prokurorisë së rë dhe Autoritetit për Konkurrencën të vërtetojnë lëmshin e lidhjeve dhe të interesave, që në të vërtetë nuk mbarojnë këtu.

l.q.//Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • eri: 12/02/2019 17:53

    nuk arrij ta kuptoj pse nuk ndihet bashkia per katin pa leje qe shtoi tek pallati nobis. la babain aty dhe vet rrinte ne gjermani dhe kur erdhen inspektoret e ikmt-se tha sdi gje ca ka ber babai.mund te dallohet lehtesisht kati i shtuar me 5 apartamente te reja te cilat i ka len me qera.afere e paster e ndertimit pa leje pa piken e letrave

    Përgjigju
  • Haruni: 12/02/2019 15:54

    Ky do jete originali GOLLUM tek "The Lord of the Rings", kur tallin b*then edhe krijesa te tilla me kete popull kemi marre fund per shekuj..Ky don nje urdher arresti vetem per surratin qe ka....polici koti!

    Përgjigju
  • grupi: 11/02/2019 20:40

    Portalet qe vjedhin gjithe lajmet kete lajm nuk ja mban hahahahahahaha. Kjo po qe eshte media e lire shqiptare hahahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Gulenisti: 11/02/2019 15:55

    Prapa tij qendron klani i gulenisteve me perfaqesues Fatmir Mediun ketu qe prej vitit 2006.

    Përgjigju
    • Babalja: 11/02/2019 19:02

      Jo mor jo mbrapa ketyre qendron lulja e salehut.

  • redi: 11/02/2019 15:43

    tan k**va tirinci , Beqja ka furmosur te treja koncensionet ; qe hanjsh ato qe permend , super idiot

    Përgjigju
    • O gamor: 11/02/2019 19:04

      ketu mrapa mshifet lul basha or ti lum miku!!!!!

  • rea 777: 11/02/2019 12:55

    ka surrat kky per te qene pronari i spitalit amerikan,po kushedi ke ka pas!cfare skandali mor Zot

    Përgjigju
  • Oktapodi: 11/02/2019 11:31

    Duhen Falcone e borsellino me e zberthy kete lomsh mafie politike shqiptaret

    Përgjigju
  • opioninion: 11/02/2019 10:38

    nuk lejohete pppp ne kushetute se ka shkelje tendera ne prone shteterore nuk lejohete ppp eshte manipulua vjedhje rruges nga spitale private ka shkelje dhe vjedhe dhe mashtrime ndja klienti dhe qytetari

    Përgjigju
  • ida: 11/02/2019 07:10

    po pse ju mendoni qe ky koke derrasa i ardhur nga asgjeja, zoteron gjithe keto pasuri! Noo...nooo...pas tij fshihet ndonje politikan i fuqishem.

    Përgjigju
  • qytetari: 10/02/2019 21:32

    Ju nisa nje superdokument per Allajbeun. Kur do ta publikoni???? Ju lutem anonim. Ne mail e kam shkrujt pse!!!!!

    Përgjigju
  • Raifaisen: 10/02/2019 21:30

    Po kur ben dhe si Don Zhuan ky krimbi vogel, I thote femrave neper institucione ku flirton, do vish ne banese se jam person publik, nuk rri dot neper bar e restorante e hotele!!! Te fala nga bufi fotografise..

    Përgjigju
  • Gimi: 10/02/2019 21:24

    Allajbeu eshte gllaberuesi me i madh i parave te shqiptareve dhe pronave publike. Pas tij qendrojne shume fije dhe intetesa te fuqishme. Drejtesia e re eshte para proves se pare per te shembur kete oktapod korrupsioni.

    Përgjigju
  • Eri: 10/02/2019 21:22

    Eshte e qarte skema e abuzimit. Tani prokuroria cfare pret qe te nise hetimet?! Cfare pret qe te verifikoje kontratat dhe lidhjet?! Prokuroria te tregoje qe eshte me qytetaret dhe jo me hajdutet e taksave.

    Përgjigju
  • Loje shahu: 10/02/2019 20:55

    Prit sa të bëhet SPAK dhe do ta kuptoni që kjo është lojē shahu. Rama e di që ky është i lidhur me Argitën dhe prandaj i ka dhënë PPP tek kompanitë e Saliut, është e vetmja menyrë që ti marrë paratë e pista dhe ti investojë në shtet pa paguar asnjë lek nga buxheti kur të konfiskohen nga ligji antimafja. Ata paguajn dhe ne i marrim qyl.

    Përgjigju
  • avokati: 10/02/2019 20:49

    Shteti te nderhyje menjehere

    Përgjigju
  • tom: 10/02/2019 20:16

    allajbeu- tamam fytyre turku....emrin e ka klodjan hahhahha

    Përgjigju
    • Gazi: 10/02/2019 21:11

      Eshte figurant e gjoja pronar i spitalit çam

  • gazetari: 10/02/2019 18:18

    Krenare per keta gazetare te Shqiptares. Jeni shembull. Qelbzimi po del ne siperfaqe, ose ta pastrojme ose te kangrenizohet e te vdese gjithe shoqeria shqiptare

    Përgjigju
  • qytetari: 10/02/2019 18:14

    Ju pergezoj. Ne mail keni disa te dhena te tjera intersante per mafian ne shendetesi e sidomos oktapodin Allajbe, zoti na ruajt prej tij

    Përgjigju
  • Gzimi: 10/02/2019 18:09

    Ky beratsi riosh, u be shume kollaj oligark i madh.

    Përgjigju
  • klod: 10/02/2019 18:08

    A e dini qe ky me parate e shqiptareve ka ble shtepi ketu ne Oksford e gjithe familjen e ka ketu. Femijet me studime ketu? A kane ngelur njerez ne Shqiperi te cojne para drejtesise keto hajdute qe shesin tangerllik ne Angli me parate publike te shqiptareve? Cili eshte profesioni i ketij? Cila eshte origjina e parave? Shqiptaret e ndershem e punetore ne Angli duan transparenmce

    Përgjigju
    • mall turk ky: 10/02/2019 22:20

      ne fillim kan qen parate e turqve qe e mbeshteten se ky gjasme mysliman e cuddi si nuk ushtron profesionin e mjekut doktorit human po behet administrator anti human dhe perfshihet ne kto skema. shqiptaret e ndershem ne Angli duan drejtesi? po ata qe jane ne Shqiperi me kryesoret qe paguajne..

  • tori: 10/02/2019 18:05

    Rregjistrimi I shoqrive offshore ne cdo vend te botes nuk eshte I kundraligjeshem.Kompanit offshore e bejne kete per te fituar taksa me ulta.Praktik kjo e njohur ne gjithe boten.E rendesishme eshte aktiviteti I ketyre kompanive eshte mbrenda ligjit.Duhet pare ne se shteti shqiptar perfiton nga kjo pune apo humbet?Kjo eshte per tu pare.Tjetra asht loje politike.cDO KOMPANI NE BOTE KUR INVESTON NE NJE VEND TJETER E BEN KETE PER TE PASUR TAKSA ME TE ULTA NE SHTETIN QE INVESTON(ulje e pageses se takses se fitimit mbi sasin neto te fitimit).Besoj se kemi shume zhurme per asgja.

    Përgjigju
    • gylen gyleni: 11/02/2019 19:37

      O shok ne e dime se offshore accounts kane gjith kompanite e medhaja, problemi esht tek tenderi ky nuk e ka bere per ulje taksash ky e ka ber per te maskuar koncensionin e shtetit qe duhet ti perkasi shum kompanive dhe jo vetem njeres, ky i ka hap tre kompani dhe te treja kan fituar tenderin qe faktikisht i bie qe ky i ka mar te treja. Qeveria e ben kte per te zhvilluar forcen financiare te shum kompanive duke e ndar koncesionin ne shum kompani. po ben shum zhurm por spo e kupton ku fle lepri

    • Arjan: 10/02/2019 18:49

      Po cfare thua o zoteri? Seriozisht i ke keto qe thua apo vertete nuk kupton?

  • monika: 10/02/2019 18:02

    Ju lumte shqiptarja.com dhe gazetaret e saj kurajoze. jeni shembull per te demaskuar keta gjakpires qe presin si ushunja te semuret te qust ti cojne te spitali amerikan. Burrit tim doktoret te publiku i kane thene disa here qe te shkoje te operohet 10 mije euro te amerikani, por ne nuk kemi leke e nuk pranuam. Dy te tjere te shkretet iken. O Zot ju puth duart qe demaskoni keto

    Përgjigju
  • redi: 10/02/2019 17:54

    Nese ne infrastrukture kemi te bejme me nevoja kombetare ,per modernizimin e rrugeve ne sgerbim te ekonomise , perseru PPP jane antiekonomike dhe rrisin kiston e veprave , kurse ne shenfetsu jane super korruosion , dhe me mire keto para te ishin investuar ne sputaket publike dhe sherbimin ta kryente vet spitali publik . PPP jane armiku kryesir i qeverus Rama dhe Beqja duhet te hete ne banken e te akuzuarve

    Përgjigju
    • Tan_Tironci: 10/02/2019 19:56

      O Idiot, Ilir Beqja la ikur nga Ministria e Shendetesise me 12 Mars 2017. Pra mos ha Ate we nuk rruhet, Redi djali

  • e verteta: 10/02/2019 17:47

    opaa. ju lumte qe po zbuloni kete oktapod. Shullazi, zani caushi etj, para ketij jane qelibar

    Përgjigju
    • Dani: 11/02/2019 00:01

      Po Ilir Beqja ja fha konçesjonet, i urdheruar nga Rama. Ky të përla di nga e Djthta dhe si nga e majta. Vetëm se është i rregullt. Fitimet dhe llogarit ju a jep një e më një dhtetarëve të korruptuar