Investigimi/ Oferta misterioze e një 18-vjeçari! Email-i: Më jepni 2 minuta kohë, të blej farmacinë deri në 8-fishin e vlerës së saj

Prej disa ditësh me anë të një e-maili joshës, farmacive në vend u kërkohet të shesin biznesin e tyre tek një biznesmen me ofertë joshëse deri në 8 herë me shumë se fitimi i tyre vjetor. Pa prezantuar një emër kompanie në e-mailin ofertë, personi i identifikuar si biznesmeni Ahmed Pemaj kërkon dy minuta kohë për të bindur me ofertën e tij milionere.

Duke dërguar këtë e-mail: “Si ju, edhe unë jam sipërmarrës. Aktualisht jam në procesin e ndërtimit të një kompanie unike në llojin e saj në industrinë e shëndetësisë, Partnerët e mijë dhe unë mendojmë se kompania juaj mund të bëhet pjesë e kompanisë si një në një mënyrë tepër pozitive

Më tej ai shton se gjatë kohës që ne do të përjetojmë rritje eksponenciale, do të na duhen njerëz të suksesshëm në fushën e biznesit për tu bërë pjesë e jona”, dhe kërkon 2 minuta kohë të telefonohet nga çdo farmacist duke prezantuar në e-mail edhe nr e telefonit. Këtë ofertë e ka denoncuar në faqen zyrtare urdhri shqiptarë i farmacistëve duke i bërë thirrje farmacistëve të mos bien pre e kësaj oferte, e cila sipas urdhrit është një skemë për monopolizimin e tregut.

Në mungesë të informacionit se cili biznes apo interes konkret, qëndron pas këtij propozimi, në interes të mos-cenimit të investimit profesional dhe financiar të jetës suaj, lutemi të injoroni e mos bini viktimë e çdo biznesmeni sharlatan, që me paratë e fituara legalisht apo në mënyra të dyshimta (verifikimi i të cilave është detyrë e organeve të ngritura me ligj) kërkojnë t’ju nxjerrë jashtë sistemit", thuhet në reagimin e Urdhrit të Farmacistëve.

Më tej urdhri ngre dyshime se si ky person që prezantohet si biznesmen ka siguruar të dhënat e të gjithë farmacistëve të Shqipërisë qe ne fakt disponohen vetmen nga institucione shtetërore? Një tjetër pikëpyetje e ngritur nga urdhri është edhe fakti se si në një kohë kur marzhi i fitimit të farmacive është ulur ndjeshëm, mbetet e çuditshme se si investitorë kaq të mëdhenj zgjedhin pikërisht këtë sektor për të rrezikuar paratë e tyre. Nisur nga ky denoncim Report Tv investigoi mbi këtë situatë. Përveç ineksitencës tek QKB te ndonjë biznesi ne emrin e tij, Ahmed Pemaj nga gjendja civile rezulton një djali vetëm 18 vjeçar.

Report Tv e ka kontaktuar ne telefon dhe ai me mburrje thotë se ka një kapital të konsiderueshëm dhe garant ka bankat dhe investitorët me para cash. "Çmimi që jam i gatshëm të ftoj 3 deri në 8 herë më shumë se të ardhurat tuaja vjetore. Kompania quhet 'Health Empire' unë jam Ahmed Pemaj bordi i kompanisë përbëhet nga Dael Dervishi që është partner i firmës Optima, ne kemi dhe zotin Agim Binaj. Nëse përdorim investitorë do të thotë se i merrni paratë cash direkt në dorë, dhe ne investitorit duhet ti japim një përqindje të biznesit tuaj, dhe nëse do të përdorim bankën ne ju paguajmë një shumë të caktuar në fillim minimumi gjysmën e shumës", thotë 18-vjeçari Pemaj. 

Ahmed Pemaj, Agim Binaj dhe Dael Dervishi

Por cila është firma e tij? Hedhur një sy qendrës kombëtare të bizneseve edhe pse në e-mail ai prezantohet si ‘’super biznesmeni’’ nuk rezulton i regjistruar në emrin e tij asnjë kompani. Gjatë bisedës ai pretendon se është CEO presidenti i firmës ‘HelthEmpire’ por edhe kjo kompani nuk rezulton e regjistruar në QKR dhe hedhur një sy të dhënave online kjo firmë nuk ka asnjë adresë asnjë kontakt dhe asnjë të dhënë për aktivitetin e saj.

Gjatë bisedës Pemaj përmend edhe emrin e një kontabilisti të njohur në vend, të cilin Report Tv e kontaktoi por z.Agim Binaj shprehet se biznesmenit i mban vetëm bilancin por s’mund të thotë nëse është apo jo ofertë e leverdishme. "Ti do ti thuash unë do e shes, paratë i dua në dorë dhe nëse ai ka aftësi paguese ai do ta blejë, nëse nuk ka nuk e blen dot ai. Kjo është shit-blerje" tha Agim Binaj.

Ne kontaktuam edhe me Dael Dervishin ish kreun e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore i cili pranon se është konsulenti ligjor i 18 vjeçarit Pemaj, por pyetjes se kompania të cilës ai i ofron shërbimet ligjore nuk rezulton e regjistruar i përgjigjet se ‘’më jen keq, por duhet të kontaktoni me zotin biznesmen’’. "E kam takuar 2 herë si klient. Siç vijnë klientët në zyrën tonë unë kam një shërbim, ne e ofrojmë shërbimin kundrejt një pagese që ai mesa duket e pranon dhe ne bëjmë kontrollin ligjor dhe financiar të farmacive që ai kërkon të blej" tha Dael Dervishi.

Ndërkohë vetë Ahmed Pemaj në ofertën dërguar prezanton z. Dervishi si anëtar bordi të kompanisë e ‘HelthEmpire’. Po ashti si anëtar bordi është dhe Agim Binaj i cili për ReportTv tha se është thjesht kontabilist. Pak ditë më parë farmacistët në vend i dërguan një peticion kryeministrit Rama duke denoncuar edhe tentativat për monopolizimin e tregut dhe futjen e biznesmenëve me probleme në këtë sektor.

A është Ahmed Pemaj një ofertë serioze, apo pas tij fshihet një skemë e dyshimtë mashtrimi, falimentimi apo monopolizimi të tregut kjo mbetet të hetohet nga strukturat ligjore. Në investigimin tonë ai thotë se nuk pastron para dhe ka si partner edhe kompani dhe emra të rëndësishëm dhe është i gatshëm ti ofrojë kujtdo që kërkon të shesë farmacinë 8-fishin e fitimit!

 Email-i që 18-vjeçari u dërgoi farmacive 

 

Komunikimi i Dael Dervishit 

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Prezantimi i ofertës nga kompania edhe pse nuk ka NIPT

Reagimi i Urdhrit të Farmacistëve

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adela: 04/07/2020 14:20

    Duket dora e Monikes ketu.. Meqe Daeli i Optimes eshte i saj, bashe me 2 Lazimet

    Përgjigju
  • Free: 04/07/2020 10:24

    Skeme tipike Sorosiane e o po eedorud shpesh here. Krijonn B problemn qe shkakton krize, blij asete dhe blloko licensa, thellohet kriza dhe monopolizohet tregu dhe kur del zgjidhja fitimi eshte mega. Kto skema monopolizimi lulexojne vete aty ku ekz Rame dhe Lulke klusha Sorosiane.

    Përgjigju
  • xXx: 04/07/2020 08:39

    Ti vetëm nga emri "Ahmed" dhe 18 vjeç dukesh që je mish për top...Apo harrova unë Ahmed ti je nga ata "yjet" që i thua burgut hapu...Ik futi ndonjë sufllaqe pa mish dhe lëri farmacitë të punojnë se boll i shkatërruat njerëzit duke u dhënë niseshte në vënd të ilaçeve,por tani doni dhe ta monopolizoni gjithë tregun e niseshtes...Plehra helmuat popullin...

    Përgjigju
  • Xhoshua: 04/07/2020 06:58

    Kaja bre çatnon kaja. A jena n hajvanistan aaa???

    Përgjigju
  • Tope Papagalos: 03/07/2020 20:41

    Dael qerosi merret dhe me pastrim parash tani. Pyteni Daelin e Monikes si i ka punet me indianet e Akernise???

    Përgjigju
  • Bruno: 03/07/2020 20:29

    Nje oferte blerje krejt normale. Tete here fitimi vjetor eshte nje vlere shume e ulet. Por me reagimet kuptohet qarte niveli i arsimimit te farmacisteve tane dhe instancave te tjera te shtetit. Paaftesi e shtetit per te vendosur sundimin e ligjit dhe u lutet farmacisteve mos shitni. Sa per adresat e farmacive, nr e telefonit dhe adresat e-mail nuk duket ndonje sekret. Farmacite vendosin edhe disa drita karekteristike qe te duken sa me larg.

    Përgjigju
    • Ekonomist: 04/07/2020 07:08

      Sakte. Ky djali mund te jete delirant ose mashtrues por percaktimin e cmimit e ka bere sic duhet (3 deri ne 8 here fitimin vjetor eshte vleresim korrekt per biznese te vogla).

  • dada: 03/07/2020 19:54

    Ok nuk eshte i regjistruar ne QKB. te therreas prokuroria Kontabilustin cfare bilanci mban ai te paligjshem dhe e tregon ai se ka detyrimi per deklarim te pastrimin e parave kontabilisti eshte subjekt e deklarimit PP

    Përgjigju
  • Denis: 03/07/2020 19:25

    Minimalisht jan konsumuar 2 vepra penale po prokuroria fle gjume leku madh ne tavoline ik e bej ne Malin e zi kto marifete spo them ndonje vend europian se do ishin ekzekutuar tashme arestimet po shtet bananesh gjell qensh.

    Përgjigju
  • Loni: 03/07/2020 19:04

    Po puetje esht kjo....Sali SHPELLA krimineli like hajduti luli krimineli medi kriminel-hajdut....qendrojn pas ketij aguridhit...shum e kuptushme ....

    Përgjigju
  • Toni: 03/07/2020 18:08

    Dael Dervishi eshte i biri i Dashnor Dervishit ambasador karriere dhe kushuri i pare i Ilir Metes. Nuk duhet shume imagjinate kush eshte mbrapa.

    Përgjigju
    • tom: 03/07/2020 19:17

      Gjithashtu dhe arsyeja a ketij investimi eshte e lehte per te kuptuar. Monopolizimi i vaksines se Coronavirus dhe cdo medikamenti qe ndihmon ne sherimin e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen