INVESTIGIMI/ Si qentë në Pogradec u lanë 6 muaj të lidhur në shtyllë dhe pa ushqim! Dështuan të gjitha hallkat e autoriteteve

POGRADEC- Të premten e 18 Shkurtit pamjet e qenve të ngordhur në fshatin Gurras të Pogradecit sollën reagime të forta të shoqatave për mbrojtjen e kafshëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Por çfarë ka ndodhur për të mbërritur deri tek pamjet tronditëse. Report Tv e ka ndjekur nga afër këtë skandal duke mësuar se një zinxhir hallkat nuk kanë funksionuar, nisur nga Bashkia e Pogradecit, që ngarkohet nga Ligji për "Shërbimin Veterinar" që të kujdeset për kafshët shoqëruese dhe mbajtjen nën kontroll të numrit të tyre.

Godinat e rrënuara
Këto godina të rrënuara dhe të braktisura në fshatin Gurras, në juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes por në përdorim nga Bashkia e Pogradecit shërbenin si vendstrehim për qentë. Prej 5 vitesh kafshët mblidheshin nëpër rrugët e qytetit liqenor dhe me kamicionë transportoheshin në Gurras. Siç shihet në pamje, është një ambient larg kushteve higjieono-sanitare dhe pa ujë. Bashkia e Pogradecit kishte punësuar Faik Kishtën për t'u kujdesur dhe për të ushqyer qentë. Ky person më datë 26 Janar 2021 është larguar nga puna dhe janë caktuar dy persona të tjerë për kujdesin ndaj qenve të grumbulluar në këtë vendstrehim.

1614176210_2.jpg

Godina ku strehoheshin qentë

Mungesa e ushqimit
Pas denoncimit me pamje të kushteve mizore ku mbaheshin të lidhur qentë deri në ngordhje, ish-punonjësi i bashkisë Faik Kishta deklaroi në media se institucioni ku punonte nuk e kishte furnizuar me ushqim, ndaj 7 qen kanë ngordhur prej urisë.

"Detyra ishte kapja, transportimi dhe të ushqeja qentë. Këta nuk kanë dhënë asgjë për bazë ushqimore. U bënë 5-6 muaj që këto kafshë kishin mungesë ushqimi. Veterinerët e bashkisë nuk vinin atje, nuk kishte as sterilizim asgjë tjetër. Unë së fundmi kisha 35 qen dhe nuk kisha mundësi t'i ushqeja. 7 qen ngordhën nga uria. Përgjegjëse është bashkia", tha Faik Kishta. 

Por në një intervistë për Report TV, Nertil Çollaku, Kryeinspektor në Bashkinë e Pogradecit shprehet se ushqimi nuk ka munguar,

"Arsyeja kryesore që arritëm në këtë gjendje është se ish-punonjësi Kishta mashtronte dhe gënjente. Kemi dyshuar se ai nuk i ushqente qentë e mbante ushqimin për derrat e tij, ndaj e larguam nga puna", shprehet Çollaku.

Ndërkohe një banor i fshatit Gurras tregon se shpesh Faik Kishta  shprehte shqetësimin për mungesë ushqimi.

"Po ka kohë që i sillnin qentë aty. Ai punëtori i bashkisë i sillte me kamiocinë 10-15 cdo herë, më pas se cfarë bënin nuk e di. Ai (Kishta) ankohej në kafen e fshatit se nuk kishte ushqim për to", shprehet banori i fshatit Gurras. 

Ne u interesuam dhe pranë thertores ku punonjesi i saj Iliaz Mancellari pohon se ish-punonjesi Faik Kishta furnizohej vazhdimisht me ushqim për qentë.

"Ata kanë marrë rregullisht mbeturina ushqimore për qentë. Merrnin 5-6 kova, cdo 2-3 ditë. Këtu vinte ai punëtori Kishta, pastaj u ndërruan erdhën 2 të rinj. Nuk besoj se kanë ngordhur nga ushqimi, mund të kenë patur arsye tjetër", tha punëtori i thertores.

 

Mungoi vaksnimi dhe matrikullimi
Kryeinspektori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit nuk ka dijeni të plotë nëse qentë sterilizoheshin apo matrikulloheshin.

"Në informacionin tim qentë dërgoheshin atje, sepse dilnin tufa-tufa dhe kalonin në zona të ndryshme ku trembeshin fëmijët.Nga këto denoncime të shumta të qytetarëve, kemi kapur qentë dhe i kemi cuar në atë ambient. Kemi dhe njëproblematikë sepse bashkitë e tjera, si Maliqi, Korcë na hedhin qentë e tyre në zonën tonë dhe në kohën e turizmit e kemi shumë problem", tha Nertil Çollaku. 

Fondet dhe hetimet
Report tv ka arritur të mësojë se në buxhetin e BashkisësëPogradecit nuk ka pasur një fond qentë endacake. Vetëm më datë 18 Shkurt, kur kishte plasur skandali, shërbimi veterinar në bashki kërkon fonde për ushqim për qentë.

Aktualisht qentë janë zgjidhur nga zinxhirët ku mbaheshin në mizori dhe janë lënë të lirë deri në hapjen e një qendre të re nga bashkia. Më 19 shkurt është bërë një kallëzimin penal por pa ia adresuar një personi konkret pavarësisht se dyshimet e tyre janë tek Faik Kishta. Mungesa e provave dhe fakteve sipas Çollakut ka bere që bashkia identifikimin e autorit t'ia besojë prokurorisë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/02/2021 02:34

    /INA/,reklamen me te mire ia bejne tufat e qenve rrugeve.Nuk duhet asnje qen te shihet rrugeve,pa te zotin,dhe pa lidhese.Le te flasin sa te duan org.per mbrojtjen e kafsheve,perderisa nuk ofrojne vete zgjidhje.Ne shtetet perendimore,qente mblidhen dhe mbahen ne ambiente te mbyllura nga keto org.humanitare.Ushqimi dhe ilacet sigurohen nga donatoret.Qente vihen per adoptim dhe kur dhe kjo nuk behet,ose per arsye te tjera,qente eutanazohen ne menyre humane,por qen ne rruge s'te sheh syri.Vetem ne Shqiperi dhe Greqi,kam pare tufa qensh qe livadhisin,jashte kontrrollit,bile kur isha ne Greqi,pashe nga ballkoni i hotelit,se si nje nga keto tufa te egra,sulmoi nje shites ambulant ne rruge,nuk e di pse,por ama askush nuk nderhyri;shitesi i shkrete vuajti shume sa i hoqi qafe,sepse qente ne grup ,po vepronin e sulmonin fatkeqin,tamam si tufe ujqish.Nuk do te cuditesha po te ndodhte edhe ne Shqiperi nje incident i ngjashem,ndoshta dhe me i rende,pastaj te shihni si do reagonin org.per mbrojtjen e kafsheve.c'justifikim do shpiknin.

    Përgjigju
  • lumja: 24/02/2021 23:29

    PO KUR nje tufe qensh endacake te sulmojne kot se koti ne mes te dites,,,,,c'fare duhet te beje njeiu ,,ti perkedhele apo te marre hurin...

    Përgjigju
  • Ina: 24/02/2021 21:48

    “Civilizimi i nje populli matet nga menyra me te cilen ky popull trajton kafshet “ Mahatma Gandhi Prandaj ky polpull fundrrine nuk do te behet kurre ! Une qe sot e tutje do te filloj te bojkotoj Shqiperine per pushime , madje do t’i bej nje rreklame ashtu siç e meriton ai popull , keshtu qe shume turiste apo cifte qe duan te vijne ne Shqiperi nuk do te vijne me ! Më mire te shkojne ne Poloni , Hungari , Bulgari etj per pushime apo per te kaluar pleqerine !

    Përgjigju
  • braqe: 24/02/2021 20:15

    o anal ista, o boli, o merhumo noj investikim per krimin kafsheror apo jeni duke plotesuar formularin per tenederin e rradhes

    Përgjigju
  • vera: 24/02/2021 19:24

    KUR SHTOHEN qente kot se koti,,,i del detyra popullit te beje detyren e bashkise.....////

    Përgjigju
  • Lui: 24/02/2021 19:03

    Prandaj te jesh NJERI nuk eshte e lehte..

    Përgjigju
  • Taku: 24/02/2021 17:57

    Duhen qeruar fshataret shqipfoles jo qente qe te shpetoje Shqiperia dhe njerezimi. Popull funderrine

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 24/02/2021 17:56

    Dikush duhet te mbaje pergjegjesi para drejtesise per ate krim.Ne shtylla te lidhur pa buke e pa uje duhen lidhur politikanet shqiptare.

    Përgjigju
  • Animalis: 24/02/2021 17:24

    Mbase vdesin ata qe e bene ate pune me kafshet e shkreta.Civilzimi nje vendi ketu duket.Albanistan Ramastan

    Përgjigju
  • meri: 24/02/2021 16:54

    KRIMINEL.....si mund te trajtohe keto kafshe besnike ne menyre çnjerzore ? vereni veten ne vend te tyre,do t'ju pelqente t'iu trajtonin ne kete menyr ?...

    Përgjigju
  • Injoranti: 24/02/2021 16:29

    Nuk e kuptoj çfarë kërkojnë qentë brenda në qytet, pse nuk venë vetë në fshatra po duhet t'i largojë bashkia rregullisht.

    Përgjigju
  • Hoho: 24/02/2021 16:17

    A plehra si nuk keni shpirt

    Përgjigju
  • Tutu: 24/02/2021 16:14

    Ata qe i trajtuan ashtu qente ... vdekshin me keq se ata ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi