Investimet mjedisore në Mesdhe, zv. Ministrja: Për herë të parë do përfitojë një biznes shqiptar! Synohet ulja e emetimit të gazeve në atmosferë

Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi shprehet se pas disa muajsh, një prej bizneseve shqiptare do të marrë akreditimin për mosemetimin e gazeve në atmosferë. Në një intervistë për Report Tv, ajo tha se ky mekanizëm do të financohet nga Fondi Global Klimatik Ndërkombëtar. Çuçi e cila njëkohësisht do ta drejtojë gjithë politikën e përzgjedhjes së rajonit mesdhetar tha se ky projekt do fillojë në shtator dhe do zgjasë në kohë për 4 vite.

"Gjëja e parë, pas disa muajsh do ta publikojmë, është akreditimi për herë të parë i një prej bizneseve shqiptare që është 'Go Standard' dhe në marrjen e një akreditimi për mosemetimin e gazeve në atmosferë. Bazuar në këtë akreditim, biznesi do të financohet. E para shoqëri dhe vend është Shqipëria. Më pas do aplikojnë vendet e tjera. Është një ndërlidhje mes të gjitha kontinenteve. Është një pozicion mes Europës dhe Afrikës Veriore. Ne kemi një rol të ndërmjetëm gjeografikisht. Vendi i parë që do investohet është Shqipëria. Një tjetër lajm i mirë është fakti se nuk do të ketë implikime të disa komponentëve por një implikim të drejtëpërdrejtë të kompanive që mund të përfitojnë përmes këtij investimi. Në shtator do fillojë ky projekt dhe do zgjasë për 4 vite.

Ne kemi qenë pjesë që ditën e parë që ky fond është zhvilluar sepse jemi një nga 196 firmëtarët të marrëveshjes së Parisit. Prej kohësh janë organizuar disa organizma të tjerë në sajë të kësaj marrëveshje një prej të cilëve është dhe Fondi Global i Klimës me qendër në Korenë e Jugut dhe me një aktivitet prej shumë vitesh. Shpërndarja e fondeve për të gjithë globin kalon shifrën e 5 mld dollarë. Është hera e parë që Shqipëria është anëtare e bordit të Fondit Global të Klimës por këtë herë është hera e parë që jep fonde inovatore për qëndrueshmëri për këto fondet përmes bizneseve. Në këtë mënyrë, për herë të parë ka menduar të mbështesë bizneset për 22 vendet të cilat ndodhen në pjesën e Karaibeve dhe të Mesdheut. Pjesën e Mesdheut, nga ana politike do ta drejtoj unë" - tha Çuçi.

Fondi Global Klimatik Ndërkombëtar, është një projekt ndërshtetëror me një synim të vetëm: menaxhimin e risqeve klimatike dhe mjedisore që hasin vendet në zhvillim. Shqipëria, do të jetë konkretisht pika kyçe lidhëse, midis dy kontinenteve, Evropës dhe Azisë. Mbi të gjitha, nga një vend i vogël, do të kalojnë vendimmarrje me rëndësi globale.

Pse është i rëndësishëm për Shqipërinë?

“Shqipëria është vendi më i prekur në Evropë nga ndryshimet klimatike”, ka thënë për Albanian Post vetë zëvendësministrja. “Në këtë trevjeçar, është punuar fort nga ministria për përshtatjen e legjislacionit me marrëveshjen e Parisit”.

Shqipëria, do ta zhvendosë rolin e saj nga një kontekst ballkanik, në një koncept mesdhetar. Investimet tërësore të mekanizmit pritet të jenë nga 750 milionë deri në 5 miliardë euro. Ky portofol, është domethënës, mbi të gjitha, i menaxhuar nga një shqiptare, e cila drejton mekanizmin e shpërndarjes së projekteve.

Shqipëria, në fakt, do të jetë vendi i parë që përfiton konkretisht nga ngjizja e këtij misioni. Veçantia e projektit, është se paratë injektohen në biznese. Kështu, ato do të mund të vetëkrijojnë një mbrojtje mjedisore aq të nevojshme për atmosferën kimike që po mbështjell globin.

Nëse investohet si duhet në kompanitë shqiptare, ato mund të ndihmojnë drejtpërdrejtë në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit. Ky do të ishte një impakt direkt mbi mirëqenien dhe jetesën e shqiptarëve.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë