‘Investimi më i rëndësishëm i qeverisjes socialiste’, Manastirliu nga materniteti i ri i Korçës: Kushtet janë fantastike, do të vijojmë punën

‘Investimi më i rëndësishëm i qeverisjes socialiste’, Manastirliu nga materniteti i ri i Korçës: Kushtet janë fantastike, do të vijojmë punën

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga mjeku i materniteti të ri të Korçës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes rrjetit të saj social Facebook, ka publikuar një video nga materniteti i ri i Korçës.

Ministrja në videon e publikuar është shprehur se kushtet në maternitet janë fantastike dhe se është e kënaqur me ekipin mjekësor.

“Kushtet në maternitet janë fantastike dhe jam e kënaqur që ekipi këtu është një ndër më të dalluarit që kemi, si kudo në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu.

Ajo në postimin e saj shkruan se ky është një ndër investimet më të rëndësishme të qeverisjes socialiste për qarkun e Korçës, me standard të lartë  e cilësi shërbimi të garantuar për nënat e reja dhe të porsalindurit.

“Do të vijojmë pa u ndalur me super investimet në maternitetet e Lezhës, Beratit, Kukësit e Tiranës”, shkruan Manastirliu në fund.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite