Investimi në Bovillë/ Rama: E gjetëm Tiranën me 7 orë ujë furnizim në ditë, e çuam në 16 orë! Në 2021, 62 zona urbane në Shqipëri do sigurojnë ujë 24 orë

Një ndër investimet më të rëndësishme në Tiranë është ai i Ujësjellësit të Bovillës, ku u dyfishua uji i pijshëm dhe 62% e Tiranës do të ketë ujë 24 orë në shtëpi. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja Belinda Balluku vlerësuan këtë investim mjaft të vlefshëm për kryeqytetin si dhe falenderuan Ambasadën Italiane si pjesë  bashkëpunimit në këtë projekt.

Rama e cilësoi investimin e bërë te Bovilla për furnizimin me 24 orë ujë të 62 % të Tiranës një investim madhor duke thënë se përfitojnë 250 mijë banorë. Gjithashtu Rama tha se aktualisht po punohet në 55 zona të vendit pikërisht për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë dhe deri në 2021 do të jenë 62 zona urbane që do sigurojnë 24 orë furnizim me ujë. Rama shtoi se aktualisht mesatarja e furnizimit me ujë është 16 orë në Tiranë, nga 7 orë në ditë që e gjeti para 7 vitesh.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj rikujtoi edhe njëherë heqjen e depozitave të ujit nga taracat e pallateve dhe se puna që o bëhet me furnizimin me ujë 24 orë do të mundësojë edhe më lehët këtë gjë. Veliaj tha se Filtrimi i ujit është rritur duke rritur cilësinë e tij dhe se do të shkojnë deri në filtrimin 100 % të ujit të pijshëm. Nga investimi tha Veliaj përfitojnë zonat si Kinostudio, Rruga e Dibrës, Xhamlliku, Hoxha Tahsim, Brryli, Pazari i Ri, si rruga “5 Maji”, “Siri Kodra”, Bulevardi i Ri, Don Bosko, Lapraka, Mine Peza, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Myslym Shyri, Fusha e Aviacionit, ish-Parku i Autobusëve, NSHR-ku, Dogana, janë me 24 orë ujë në qytetin e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:10
Rama: Përfitojnë 250 mijë banorë në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin e bërë te Bovilla për furnizimin me 24 orë ujë të 62 % të Tiranës një investim madhor që u bë në bashkëpunim me Italinë. Rama tha se aktualisht janë 55 kantiere ndërtimi në të gjithë vendin ku po ndërtohet ujësjellësi dhe furnizimin 24 orë me ujin e pijshme përveç 7 zonave, ndërsa tha se këto projekte do të ndryshojnë jetën e banorëve në lidhje me furnizimin me ujë. Deri në 2021 tha Rama do të jenë 62 zona urbane në Shqipëri që do sigurojnë ujë 24 orë. Kur erdhi në qeveri para 7 vitesh, kryeministri u shpreh se kishte një mesatare të furnizimit me ujë 7 orë të ditë dhe sot ajo është 16 orë. Palë këtij projekti tha Rama 62 % do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Rama tha se 250 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga ky investim.

"Italia është e lidhur edhe me këtë projekte. Në fakt ka qenë falë mbështetjes së Italisë, shumë e shumë vite më parë ku një kompani italiane vuri gurin e parë në këtë projekt dhe zgjati thuajse 30 vite. Gjetën një mesatare 7 orë ujë furnizim në ditë 7 vite më parë në zonat urbane, ne e nisëm përballjen me këtë probleme me të njëjtin shqetësim njësoj si me rrugët, por me rrugët është bërë më shumë propagandë dhe janë bërë më shumë tenderë në të shkuarën, por e njëjta gjë edhe për ujësjellësin. Në 2018 kishim rritur me 4 orë mesatare  e furnizimit me ujë, jo shumë por as pakë.  Ne sot jemi në kushtet kur po investojmë në 55 zona urbane, përveç 7 zona,që deri në 2013 numëroheshin si zona plotësisht të furnizuara me ujë. Sot kemi në Shqipëri 55 kantiere të madha që do të transformojnë jetën e banorëve në lidhje me furnizimin me ujë dhe do të mbyllim në të gjithë zonat përjashtuar 7 zonat, një plagë shumë të madhe. Ne shkojmë në 62 zona urbane të Shqipërisë që do furnizohen me ujë në 24 orë deri në shtator të 2021.Sot mund t'i themi qytetarëve të Tiranës që me të drejtë kanë akumuluar mërzi dhe inat për shkak të furnizimit me ujë, që faktikisht nga sot në të gjithë ato pikat ku kishte probleme me ujë do të kenë 24 orë. Sot mesatarja e furnizimit më ujë është 16 orë. 250 mijë banorë përfitojnë nga ky investim. Faleminderit të gjithë atyre që na ndihmuan, punuan, nuk ka qenë asnjëherë një ndjenjë e mirë të ndesheshim me njerëzit që nuk kishin furnizim të madh as tek Myslym Shyri apo Muhamed Gjolesha, rrugën që kam lindur e rritur vetë e jo më tek zonat e tjera.", tha Rama.

Ora 18:57
Rama këshillon qytetarët: Virusi s'ka këmbë, por përdor budallallëkun tonë

Pas inspektimit të investimeve në Ujësjellësin e Bovillës, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke këshilluar të gjithë qytetarët që të mbajnë maskat.

"Po e filloj me maskat dhe për t'ju kujtuar të gjithëve që maska të vendoset në ambiente të mbyllura për të mbrojtur veten dhe të tjerët dhe mos e humbisni veten nga numrat, ishte e pritshme të rriten. Ajo që është fare e qartë është që në kushtet e reja të krijuara do mësohemi të bashkëjetojmë ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Në luftën me budallallëkun do e bëj secili, qeveria do të bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun është individi që duhet të jap kontributin e tij nëse nuk do të bie viktimë. Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun", tha Rama.

Ora 18:56
Investimi në Bovillë/ Veliaj: 62% e Tiranës 24 orë ujë të pijshëm, zonat që përfitojnë! Do heqim depozitat në pallate

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë ceremonisë së përurimit të impiantit të ri në Bovillë, mbajti fjalën i pari duke thënë se 62% e Tiranës nga dita e sotme është ne me ujë të pijshëm dhe se do të fillohet me heqjen e depozitave të pallateve.

"Zonat që do të kenë ujë 24 orë janë Kinostudio, Rruga e Dibrës, Xhamlliku, Hoxha Tahsim, Brryli, Pazari i Ri, si rruga “5 Maji”, “Siri Kodra”, Bulevardi i Ri, Don Bosko, Lapraka, Mine Peza, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Myslym Shyri, Fusha e Aviacionit, ish-Parku i Autobusëve, NSHR-ku, Dogana, janë me 24 orë ujë në qytetin e TiranësDo ta çojmë në 100% filtrimin e ujit në Tiranë. E di që ka shumë veta që thonë se u rrit çmimi, por le ta çmitiozojmë, çmimi tani është 65 lekë për metër kub. Duhet të bëjmë një punë kapilar, nëse nuk bëjmë dyfishimin e ritmit, për të ruajtur dhe rikuperuar humbjet nuk do t'ia dalim. Presim të fitojmë kampionatin tonë të tretë. Është hera e parë që kemi një shërbim 24 orë në 24 për klientin, është linçuar një numër zyrtar që regjistron çdo gjë. Do të ketë probleme me ata që tubat i kanë që në kohën e xhaxhit", tha Veliaj.

Kryebashkiaku kujtoi tërmetin e 26 nëntorit, duke treguar se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve.

"Tërmeti i nëntorit tregoi edhe njëherë se sa të rrezikshme ishin depozitat e ujit në tarracat e pallateve.Ndaj, me dyfishimin e furnizimit me ujë në Bovillë dhe rritjen e kapaciteteve të filtrimit që e çojnë në 24 orë ujë të pijshëm në ditë për 62 për qind të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të nisë një aksion të gjerë për heqjen e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shëndetit e banorëve që jetojnë në këto objekte. Dua të njoftoj të gjithë administratorët e pallateve që do të fillojmë të qërojmë pallat më pallat për t’u siguruar që fillon heqja e depozitave për dy arsye: Së pari sepse kemi ujë 24 orë në këtë pjesë të madhe të Tiranës dhe arsyeja tjetër sepse pas tërmetit mësuam që gjithë këto pesha që i mbingarkohen pallateve tashmë të amortizuara nga koha apo improvizimet që kanë pasur ndër vite, meritojnë të lehtësohen. Dhe sot kemi kaluar disa vendime të rëndësishme për pallatet e Kombinatit dhe besoj se edhe për ata që prej tërmetit kanë pasur merak depozitat, ardhja e Tiranës në një pjesë të madh të saj me 24 orë ujë është një lehtësim dhe për depozitat e tarracave në Tiranë. Ne do të fillojmë një punë me të gjithë administratorët e pallateve që pasi t’ju provojmë që në rubinetet ka ujë 24 orë ose të paktën në hyrje të pallatit ne të adresojmë çështjen e depozitave apo dhe çështjen e pompave”, deklaroi Veliaj.

Veliaj  kujtoi pjesë nga fëmijëria, ku gjëja e parë që bënte kur shkonte në shtëpi ishte mbushja e ujit me kova.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali: 17/07/2020 08:56

    O mondi nuk e linte saliu ta rregullonte nuk do shume ta kuptosh te pakten beni kritik aty ku ja vlen e jo kot pa lidhje.

    Përgjigju
  • Mondi: 17/07/2020 04:39

    Pse nuk e kishe rregullu ujsjellsin ti zoti kryeminister kur ishe kryetar bashkie per 11 vjet ne tiran , Apo se ke dit se ska uje 24 ore

    Përgjigju
    • Rama: 17/07/2020 08:37

      S’kishte buxhetin zoti mondi

  • Deti: 17/07/2020 01:23

    Po te nderpriten carjet dhe vjedhja e ujit nga maloket ne periferi te tiranes,,tirana ka uje 24 ore,,,maloket e kane lene tiranen pa uje,,sepse e marrin ujin per te ujitur bacet dhe per lavazhe,,,edi rama po qe se do uje ne tirane duhet te shkatarrosh kamzen ,,paskuqanin,,bathoren,,dhe kudo ku ka ndertime pas 1992......

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 16/07/2020 23:51

    Bravo EdiRama qe rindertuat Shqiperine. Faleminderit !!!!

    Përgjigju
  • Liu Nushit: 16/07/2020 21:01

    Ukt duhet urgjent te eleminoje rrjedhjen e ujit ne shume vende te ndryshme te Tiranes si ne asfalt,trotuare pallate oborre etj,qe i shohim me sy perdite dhe i shkelim me kame.

    Përgjigju
  • Fatosi: 16/07/2020 19:17

    Vazhdo investimet ne ujesjellsa ne qytete dhe fshatra....nuk eshte bere sa duhet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë

Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë