Inxhinieri liston arsyet pse u shembën tre pallatet në Thumanë: Do ishin shkatërruar edhe po të mos binte tërmet (VIDEO)

TIRANË- Për herë të parë janë listuar arsyet kryesore se përse tre pallatet në Thumanë, që morën dhjetëra jetë njerëzish, janë shembur. I ftuar në "Rpolitix" në Report Tv, inxhinieri Dhimitër Papa ka bërë me dije se shkak ka qenë pikërisht punimet jo cilësore.

Pas inspektimit të bërë në terren, Papa tha se ndërtimi i këtyre pallateve ka pasur shumë probleme, duke filluar që nga lidhje e llaçit dhe tullave me njëra tjetrën si dhe soletat e parapërgatitura, me qëllim shkurtimin e shpenzimeve, por që u bënë shkaktare kryesore të vdekjes së dhjetëra personave.

Ai madje shtoi se edhe nëse nuk do kishte rënë tërmet, këto pallate me kohën do të ishin shembur.

"Dëmet kryesore ishin element sekondarë, në muret ndarëse të brendshme ose ndarëse, në suvatime. Në shumë raste janë shkelur kushtet teknike të zbatimit, brezat sizmik. Tulla, material i thyeshëm. Në rast se blenë 5 paleta, një e ke të thyer se janë si xham. Shumica e ndërtesave që kishin me muret, kishin problemin që suvaja me llaçin ishte shumë e keqe. Në Thumanë, lidhja inekzistente e llacit dhe tullës, e dyta kishte soleta të parapërgatitura dhe më pas viheshim me vinç. Një pjesë e tyre mbetën të varura, një pjesë e tyre ranë apo ishin shumë të ndryshkura. Me kalimin e kohës mund të binim edhe vetë pa pasur nevojë për një tërmet", tha Papa.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Tërmeti/ Lapaj: Te Teatri Kombëtar u mblodhën 80 ton ushqime dhe 15 mijë batanije

1575492553_llapaj.jpg

Të gjithë kanë kontribuar për t'u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.  I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, aktivisti Adriatik Lapaj ka bërë të ditur se në çadrën e ngritur pranë teatrit, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur 80 ton ushqime dhe plot 15 mijë batanije.  

"80 ton ndihma ushqimore, 15 mijë batanije. Ditën e parë dhe të dytë i janë çuar shtabeve. Unë kam dilemat e mia nëse është bërë mirë që njerëzit janë futur në hotele, se nuk jam i qartë që janë futur në hotel nëse nuk janë të sigurta, pa u bërë bërë verifikimi  atyre hoteleve. Problem shoh pjesën e fshatrave. Kanë bagëtitë...i kanë sajuar në stalla. Unë besoj që nuk mund të rrinë në çadra, nuk kalohet dimri në çadra", tha Lapaj.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit