Inxhinierja Luljeta Bozo apel qytetarëve: S'ka rrezik! Ikni në shtëpi dhe flini se nesër do shkoni në punë, gjumë të ëmbël

Inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo përmes Report Tv u bën apel të gjithë qytetarëve që nuk kanë probleme në banesat e tyre nga tërmeti, por thjeshtë çarje të vogla suvaje, të kthehen në banesat e tyre për të fjetur, pasi nesër do të rikthehen të vijojnë jetën normale.  

"Godinat që janë shumë të dëmtuara dhe specialistët i ka nxjerrë të pabanueshme, nuk duhet të futen brenda. Ato edhe pasgodijet e vogla mund ti rrënojë, prandaj mos futen brenda. Ato që kanë dëmtime të rënda, varet, pranë nuk i dihet. Ato që kanë krisje të vogla suvaje, nuk kanë gjë dhe njerëzit nuk kanë pse rrinë jashtë, por të futen brenda.

Të kthehen cfarë do të bëjnë në rrugë në makina, 4.9 nuk është tërmet që shkakton dëme te godinat që janë në rregull. Unë kam parë shumë banesa, por ato që kanë dëme në strukturë atje nuk duhet rrezikuar, ato që janë nxjerrë të pabanueshme nuk duhet të futen brenda. Por të tjerët që kanë thjeshtë çarje suvaje nuk kanë pse rrinë jashtë. Ky është një fenomen që nuk mbyllet as sot dhe as nesër, pasi ka çlirim energjie që mund të vijojë me vite. Nga tërmeti i 26 nëntorit, që ishte i cekët është normale që vijon dhe ç'fryn në rajonin tonë.

Paslëkundje do të ketë, se jemi në një zonë që lëkundemi, por si kjo që ishte sonte në darkë nuk rrezikon objektet që janë në rregull. Ndërsa ato që janë të dëmtuara struktura mund të shemben edhe pa tërmet. Ata që nuk kanë probleme të futen dhe të flenë rehat se nesër do të shkojnë në punë prapë. Të bëni gjumin e ëmbël dhe të shikoni ëndrra të bukura, ata që janë shqetësuar të konsumojnë ndonjë ëmbëlsirë" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Tërmet në Bubq 4.9 ballë, lëkundjet ndihen në Durrës, Tiranë dhe disa qytete të tjera, panik tek qytetarët! 'Emergjencat': S'ka dëme


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:12
Sizmologu u bën thirrje qytetarëve: Rikthehuni në shtëpi se nuk do të ketë më goditje të forta


Sizmologu Llambro Duni nga ekrani i Report Tv u bën thirrje qytetarëve që të rikthehen në shtëpitë e tyre për të vijuar jetën normalisht, pasi nuk do të ketë goditje më të mëdha se 4.9 që goditi vendin mbrëmjen e sotme.

"Gjatë kësaj kohe kemi pasur një trend normal dhe në ditët e para pas datës 26 kemi pasur tërmete të larta, pastaj intensitet ka rënë në dy muajt e fundit, që e konsideronim normal. Ngjarja e sotme del nga ky skenar, por shumë herë më vogël se 26 dhe në gjykimin tonë është pasgoditje, pasi ka ndodhur edhe në të njëjtin rajon që ka pasur aktivitet post tërmetor.

Nuk është cikël tjetër, por do të tejkalohet me një trend në ulje. Nuk mendoj se do të ketë tërmete më të forta, u bëj apel njerëzve që të rikthehen në shtëpi dhe të ruajnë qetësinë. Mund të ndodhë që të përgënjeshtrohemi, kjo tregon se dukuria është e paparashikueshme, por ubëj thirrje njerëzve që të rikthehen në banesat e tjera dhe të vijojnë jetën normale. Nuk mendoj se do të ketë pasgoditje të tjera të kësaj madhësie" tha ai.

Ora 22:54
Sizmologu për Report Tv: Tërmeti, paslëkundje e 26 Nëntorit! Nuk ka vend për panik

Sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh për Report Tv se tërmeti që goditi sonte vendin është paslëkundje e asaj që ndodhi në 26 Nëntor. "Është një tërmet që ra në atë zonë që ra ai 26 nëntorit. Është shoqëruar edhe nga tre paslëkundje të tjera. Tërmeti është derivat i atij të 26 nëntorit. Edhe ecuria po vjen më e vogël, mund të themi se është në rënie. Nuk ka vend për panik" tha ai.

Ora 22:05
Sizmiologu për Report Tv: Tërmeti ka zgjatur 10 sekonda, vazhdimësi e 26 nëntorit! Kthehuni në shtëpi

Sizmiologu Edmond Dushi në një prononcim për Report Tv ka bërë me dije lëkundja ka zgjetur për 10 sekonda, teksa ka bërë thirrje qytetarëve që të mos panikohen, pasi është vazhdimësi e tërmetit të 26 nëntorit.

"Ky tërmet është në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit dhe është ndjerë në Fushë Krujë në afërsi të Bubqit. Tërmeti ka zgjatur 10 sekonda. Ruani qetësinë, të mos panikosemi në mënyrë të çorganizuar. Duhet të mësoni që do jenë prezente sepse është një dukuri që nuk shuhet kollaj. E ka treguar historiku i këtyre goditjeve, është karakteristikë e kësaj zone dhe ndoshta mund të kemi dhe tërmetet të tjera, pornukka arsye per panik", tha Dushi për Report Tv.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Lufta' ndaj COVID-19/ A është momenti i duhur që të lirohen masat e karantinës?