Ipeshkvi në Lezhë bekon qytetin dhe lutet: O Zot, ti je i mëshirshëm...na largo sa më shpejt koronavirusin

Nga oborri i katedrales së “Shën Nikollit” në Lezhë, ipeshkvi Otavio Vitale bekoi këtë të dielë qytetin dhe vendin, duke u lutur për tejakalimin sa më parë të situatës se jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi i ri.

"O zot Jesus. Ti je i mëshirshëm. Po të kërkojmë për të na drejtuar neve, të gjithve që banojmë në Lezhë. Të gjithë në që jemi këtu në Shqipëri. Na beko ne dhe në mbarë botën dhe na largo sa më shpejt koronbavirusin. Ne për Krishtin, Zotin tonë, amin,"- us shpreh ipeshkvi Otavio Vitale

Ceremonia e bekimit u pasua me lëshimin në qiell të tullumbaceve që formonin rrozaren e shenjtë dhe kryqin, ku përmes kësaj forme adresuan lutjet e tyre. Kjo ceremoni e veçantë u organizuar pas kremtimit të meshës së shenjtë të së dielës, e cila për shkak të pandemisë vijon të kremtohet pa praninë e besimtarëve.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon