Irak, sulmohen me raketa kompanitë e huaja të naftës

Irak, sulmohen me raketa kompanitë e huaja të naftës

Kompanitë e huaja të naftës në Irak janë goditur nga një raketë ditën e mërkurë.

Gjatë këtij sulmi pësuan lëndime 3 persona. Ky veprim pritet të shkaktojë tensione të shumta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Momentalisht asnjë grup islamik nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin afër qytetit kuftar të Basras. Mësohet se ky është sulmi i katërt me raketa që i bëhet kompanive amerikane brenda një jave.

Në tre sulmet e tjera që u kryen në Bagdad dhe Mosul nuk kishte pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Sipas burimeve të sigurta në Irak thuhet se prapa sulmit në Basra qëndrojnë grupet e mbështetura nga Irani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive