Iran, deputeti ofron tre milion dollarë për ‘këdo që vret Trump’

Iran, deputeti ofron tre milion dollarë për ‘këdo që vret Trump’

Ahmad Hamzeh, deputet iranian, ka njoftuar një dhuratë prej tre milion dollarësh në këmbim të ‘kokës’ së Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Shpërblimi është për "këdo që vret Trump", - tha Hamzeh, anëtar i parlamentit për qytetin Kahnuj, në provincën e Kerman, vendlindja e gjeneralit Qassem Soleimani, kreu i forcave speciale të Kudsit dhe i vrarë nga një sulm me dronë amerikanë më 3 janar.

"Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë qytetarët janë ushtarë të Qassem Soleimanit dhe se askush nuk ka frikë nga martirizimi. Ne do t'i japim kujtdo që vret Trump tre milion dollarë", tha Hamzeh gjatë fjalimit të tij në parlament.

Politikani iranian kërcënoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara, bazat e saj ushtarake dhe ambasadat e tyre në rajon duke thënë se "Ju do ta shijoni këtë realitet. Dëshmori Qassem Soleimani është shumë më i rrezikshëm se Haj Qassem Soleimani", duke nënkuptuar se vdekja e udhëheqësit ushtarak ka një efekt të gjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë