Irani: Do të formojmë aleancë detare me shtetet e Gjirit
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani
Komandanti i marinës iraniane, Shahram Irani, ka thënë se shteti i tij, dhe Arabia Saudite, si dhe tri shtete tjera të Gjirit, planifikojnë të formojnë një aleancë detare.
Aty do të përfshihet edhe India e Pakistani, kanë raportuar mediat iraniane.
“Shtetet e rajonit e kanë kuptuar sot se vetëm bashkëpunimi me njëra-tjetrën garanton siguri të zonës”, është cituar të ketë thënë Irani.
Ai nuk ka dhënë hollësi se në çfarë shkalle do të formohet aleanca, por ai ka thënë se do të jetësohet shpejt.Së fundi, Irani ka tentuar t’i rregullojë marrëdhëniet e tensionuara me disa shtete të Gjirit Arab.
Në muajin mars, Arabia Saudite dhe Irani, i kanë dhënë fund shtatë vjetëve të armiqësisë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, e cila vë theksin të rëndësia e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit ekonomik.
Qasja e re e Arabisë Saudite me Iranin, e ka zemëruar Izraelin, i cili bën përpjekje për ta izoluar Iranin në aspektin diplomatik.Emiratet e Bashkuara Arabe, shteti i parë i Gjirit Arab që ka nënshkruar marrëveshje me Izraelin për normalizim të marrëdhënieve, më 2020, i ka rikthyer lidhjet me Iranin, vitin e kaluar.
Bahrejn dhe Maroku u janë bashkuar më vonë Emirateve, në rikthimin e lidhjeve me Izraelin./REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.4%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 3871
Lajme të tjera
-
Projektligji iranian parasheh 10 vite burgim për mosrespektim të kodit të veshjes
20 Shtator, 21:30
-
Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset në Tiranë memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite
18 Shtator, 21:33
-
Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran
18 Shtator, 17:41
-
GOLAT/ Ronaldo - Mane në formë, Al Nassr fiton në transfertë dhe i afrohet kreut
16 Shtator, 19:06
-
Në përvjetorin e vdekjes së Aminit, Irani arreston babanë e saj
16 Shtator, 13:20
-
Një vit pas vdekjes së Mahsa Aminit, Perëndimi njofton sanksione të reja ndaj Iranit! Kush ishte 22-vjeçarja që u bë simboli i revoltës së grave në Iran
16 Shtator, 07:36
-
Botërori i peshëngritjes/ Erkand Qerimaj në pesë më të mirët e botës, Briken Calja një pozicion më poshtë! Shqipëria pa medalje
12 Shtator, 09:42
-
Pse Suedia dhe Danimarka s’e ndalojnë djegien e Kuranit?
10 Shtator, 18:00
-
Realiteti i ri me tribunat bosh, Mancini debuton me humbje në Arabinë Saudite! Qeveria s'e lejon të flasë për mediat
9 Shtator, 17:55
-
Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët
7 Shtator, 20:22
-
Cristiano Ronaldo: Kushdo që më do mua, nuk ka nevojë të urrejë Messin
7 Shtator, 16:11
-
Irani merr aeroplanin e parë trajnues Yak-130 nga Rusia
2 Shtator, 22:57