Irani kundër marrëveshjes Izrael- Emiratet e Bashkuara: Është bërë që Trump të fitojë zgjedhjet

Irani kundër marrëveshjes Izrael- Emiratet e Bashkuara: Është bërë që Trump të fitojë zgjedhjet

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka thënë në një deklaratë zyrtare se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë një "gabim të madh" në arritjen e një marrëveshje për normalizimin e lidhjeve me Izraelin, duke e quajtur si tradhti nga shteti i Gjirit.

Marrëveshja historike Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael, e cila u ndërmjetësua nga Presidenti amerikan Donald Trump, shihet si qëllim për të forcuar kundërshtimin ndaj Iranit.

Në fjalimin e tij, Rouhani paralajmëroi Emiratet e Bashkuara Arabe që të mos lejonin Izraelin të krijonte baza në rajon.

"Emiratet e Bashkuara Arabe më mirë të jenë të ndërgjegjshëm. Ata kanë bërë një gabim të madh, një veprim të pabesë. Shpresojmë që ata do ta kuptojnë këtë dhe do ta braktisin këtë rrugë të gabuar", tha Rouhani.

Irani shpesh i referohet forcave militante dhe vendeve të rajonit që kundërshtojnë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara si një front "rezistence".

Rouhani tha se marrëveshja është bërë me qëllim që Trump të fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së në nëntor dhe iu referua faktit që marrëveshja u shpall në Uashington.

"Pse ndodhi atje? Nëse nuk do të ishte një marrëveshje e gabuar, pse u njoftua atëherë në një vend të tretë, në Amerikë? Pra, një zotëri në Washington fiton vota, ju tradhtoni vendin tuaj, popullin tuaj, myslimanët dhe botën arabe", tha presidenti i Iranit.

Trupat e Fuqishme të Rojeve Revolucionare të Iranit thanë në një deklaratë se marrëveshja Emiratet e Bashkuara Arabe-Izrael "do të përshpejtonte procesin e shkatërrimit të regjimit Sionist (Izrael), që ka vrarë shumë myslimanë mes tyre edhe fëmijë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?