Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat për veshjen e detyrueshme të hixhabit

Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat për veshjen e detyrueshme të hixhabit

Foto gjatë protestave për vdekjen e Mahsa Aminit

Autoritetet në Iran e kanë bërë të qartë vendosmërinë e tyre për të zbatuar hixhabin e detyrueshëm për gratë.

Vendimi vjen pas muajsh protestash që kërkonin heqjen e këtij rregulli.

Një deputet iranian i linjës së ashpër i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit për të marrë masa për t'i dhënë fund rasteve të grave që shkelin rregullat për shamitë, brenda 48 orëve të ardhshme.

Protestat masive që shpërthyen në të gjithë Iranin në shtator janë shtypur nga forcat qeveritare.

Por disa gra vazhdojnë të sfidojnë rregullat për mbajtjen e një shamie të detyrueshme në publik. Videot dhe fotot e postuara në internet tregojnë se rritja e zhgënjimit dhe zemërimit me kufizimet është ende një forcë e fuqishme në shoqërinë iraniane.

Një video e postuar këtë javë tregoi një burrë duke i hedhur kos në fytyrë një gruaje të pambuluar. Veprimi i tij u prit me zemërim nga kalimtarët meshkuj dhe femra.

Protestat përfshinë Republikën Islamike pas vdekjes në shtator të Mahsa Aminit, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj "në mënyrë të pahijshme".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja

Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja