Irani thotë se po bisedon me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

Irani thotë se po bisedon me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei

Irani tha se po zhvillon bisedime për shkëmbimin e të burgosurve me Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, i dërguari amerikan për Iranin, Robert Malley, tha se Uashingtoni po punon për të liruar shtetasit e tij të ndaluar në Iran.

Malley tha se presidenti amerikan, Joe Biden, këmbëngul në lirimin e të gjithë amerikanëve të arrestuar dhe se nuk do të pranojë “marrëveshje të pjesshme”.

Malley tha se lirimi i amerikanëve të ndaluar në Republikën Islamike është “prioritet” dhe shtoi se negociatat me Iranin “kanë shënuar ca përparime”.

Zëdhënësi i Qeverisë iraniane, Ali Rabiei, i konfirmoi bisedimet dhe tha se Teherani bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve iranianë.

“Këto bisedime janë duke vazhduar dhe nëse arrihet ndonjë rezultat i pranueshëm, ai do të bëhet publik”, tha Rabiei, raporton agjencia iraniane e lajmeve ISNA.

Irani ka ndaluar disa qytetarë me shtetësi të dyfishtë, përfshirë një numër të qytetarëve iraniano-amerikanë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se Teherani po i përdor të arrestuarit për të nxjerrë koncesione nga vendet e tjera.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë shkëmbyer të burgosur në të kaluarën.

Një rast ka ndodhur në qershor të vitit 2020, kur Uashingtoni ka liruar shkencëtarin iranian, Majid Taheri, i ndaluar për shkeljen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, ndërsa Teherani ka lënë të lirë veteranin e Marinës amerikane, Michael White, i cili është dënuar me 13 vjet burgim në vitin 2020, nën akuzat se ka fyer udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon