Ish bashkëshorti nxjerr videot kur Britney Spears i bërtet dy djemve: Nuk mund të rri duarkryq

Ish bashkëshorti nxjerr videot kur Britney Spears i bërtet dy djemve: Nuk mund të rri duarkryq

Britney Spears me djemtë

Ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Britney Spears ka publikuar momentin kur ajo i bërtet dy djemve. Video është xhiruar vite më parë, kur djemtë ishin 11 dhe 12 vjeç.

“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Aq sa na dhemb, ne si familje vendosëm të postonim këto video që djemtë i bënë kur ishin 11 dhe 12 vjeç. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten për të qenë më të mirë se kaq. Mos u frikësoni nga e vërteta”, shkroi Kevin Federline.

Spears, kohët e fundit po përballet me akuzat e Federline i cili pretendon se ajo është një nënë e keqe për postimin e imazheve nudo të saj në mediat sociale. Pasi ndau videot në Instagram, ish-bashkëshorti i këngëtares përdori hashtagun e Depp gjatë gjyqit të tij kundër Amber Heard, #NeverFearTruth.

Ndër të tjera, këngëtarja akuzoi djemtë e saj adoleshentë se po silleshin sikur e urrenin gjatë vizitave në shtëpinë e saj.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot