Ish- deputeti i PD- Rudina Hajdarit: Na dhemb zemra kur flet, një ditë do kthehesh në 'shtëpi'

Ish- deputeti i PD- Rudina Hajdarit: Na dhemb zemra kur flet, një ditë do kthehesh në 'shtëpi'

Vendimi i Rudina Hajdarit për t'u distancuar nga qëndrimet ekstreme të PD, duket se nuk është "kapërdirë" lehtë nga demokratët.

Replikat e bëra një ditë më parë të Hajdarit, në cilësinë e kryetares së  grupit parlamentar demokrat dhe kryeministrit Rama, ish- deputeti Luçiano Boçi nuk i ka konsideruar të drejta. Sipas tij, për demokratët është e papranushme teksa dëgjojnë Rudina Hajdarin të flasë me "gjuhën e Ramës" dhe teksa Ruçi e bën pjesë të "lojës së tij".

Për këtë arsye, ai i bën ftesë që të ribashkohet në PD.  Boçi shprehet i bindur se një ditë Rudina Hajdari do të kthehet në "shtëpinë e saj". 

"Rudinë, idealizmin e vërtetë e lejon dhe PD-ja....

...Madje mos harro! Ajo është partia e idealeve të dhjetorit, siç përdoret shpesh në slogane.
E atyre idealeve dhe vlerave që i promovuan dhe i përkrahën themeluesit e saj. 
Në histori dhe sot, gjithmonë ajo ka ecur e ecën me ritmin e tyre. Ndalesat, hijëzimet apo ngadalësimet kanë qenë të rastësishme, të diktuara nga lufta e paprinciptë e kundërshtarit, ose nga kthesat e papritura të individëve që herët a vonë, janë kthyer përsëri brenda saj. Pjesë e kësaj historie është dhe mbiemri që mban.  Është e tepërt të shkruaj unë se ç’përfaqëson Azem Hajdari në këtë histori e ndoshta nuk më takon.
Por nuk mund të rri pa kujtuar se ç’poshtërsish shpiknin e shkruanin në fillimdemokracinë tonë për Azemin, disa nga ato që sot të duartrokasin nxehtë në sallë e të miklojnë ëmbël, në gazetat e shëmtuara të tyre. Sikurse nuk më harrohen kundërshtitë, hakërrimet, përbetimet për ta mos lejuar ngritjen e bustit të tij, të atyre që sot të lëvdojnë pa hesap e të yshtin me nënqeshje për hir të interesit të vet.
Nuk është intimidim politik kjo që po them. As dëshirë për këshilla. Akoma nuk jam në ketë stad. Është vetë e vërteta.
Historia që ti mbart dhe formimi që ti ke, nuk duhen të ndahen nga njëra-tjetra, sepse veç e veç ato nuk kanë forcë. Shtrati i bashkimit të tyre është shtrati idealist i PD-së.
Të jesh e bindur!
Sepse të mbetesh pjesë e saj, do të thotë të mbartësh ato ideale, të cilat nuk janë kapitale që mund të transferohen personalisht jashtë saj.
Rudinë opozitarizmi ndaj së keqes, ndaj padrejtësisë dhe antivlerave ka qenë dhe mbetet ADN-ja e saj.
Edhe djegia e mandateve është akt idealizmi i saj, jo heroizmi. 
Dhe zgjedhjet e lira e refuzimi i zgjedhjeve fasadë, janë idealizëm i pastër dhe jo arrivizëm politik.
Opozita e opozitarizmi nuk janë as të rinj dhe as të vjetër Rudinë. Opozitarizmi është diçka e përjetshme. Opozitën askush nuk mund ta krijojë kur do, as
mund ta sajojë kur ia kërkojnë dhe as mund ta zëvendësojë kur t’i shkrepet. Por vetëm mund ta zgjedhë ta bëjë me sakrificë e vullnet, ose jo duke i bërë bisht me lojra fjalësh e përfaqēsimi.
Opozitë nuk është të shprehësh dëshirat e Ramës në formë opozitare.
As të japë kohë Ruçi, kur i pëlqejnë thirrjet profane ne podin e parlamentit.
Ky është oportunizëm jo opozitarizëm.
Opozitë je kur je me njerëzit në betejën e tyre, në interesin e tyre, në shërbim të vlerave e vendit.
Opozitë je kur merr vendime të qeta por të forta, kur parashtron vizione e alternativa politike në unison me formacionin politik që mbolli shpresën e lirinë në këtë vend.
Demokratëve u dhemb mendja e zemra, tek të dëgjojnë të flasësh me gjuhën e Ramës e të shohin të biesh në lojën e Ruçit.
Sot ata heshtin megjithëse nuk pranojnë përfaqësimin e prentenduar. Heshtin, sepse shohin tek ty ende vajzën plangprishëse që një ditë do të trokasë përsēri në portën nga ku doli pa dëshirë.
Mos e humb këtë shans Rudinë.
Idealizmin e vërtetë e gjen vetëm tek Partia Demokratike",
shkruan Boçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 19/04/2019 17:21

    O boci kam ven re qe e ke zene me Fermat eparlamentit mos vall te pelqejne meshkujt ? Kur shkruan per rudinen qe ka studiuar ne USA profane po ti pa background per ne je bari lopesh

    Përgjigju
  • Edi Rama: 19/04/2019 16:27

    PD-ja eshte bete si partia e Putinit qe masakron kedo qe i del kunder. Sic veproi me babane e Rudines te ndjerin Azem Hajdari me Sokol Olldashin tani kercenon me jete Rudina Hajdarin keshtu do vazhdoje sa te jene Sali Berishovici dhe Lulzim Putinovici.

    Përgjigju
  • Mondi: 19/04/2019 13:24

    Sa prekes eshte togfjaleshi “Partia e Idealeve te Dhjetorit”, qe kujton deputeti Boçi. Mjafton ta shkurtosh, duke perdorur inicialet, dhe vetvetiu lepihesh. Ndoshta ish deputetit do t’i shkonte me shume nje emer tjeter partie: Bashkimi I Yjeve te Thepisur Enderrimtare. Kjo do te na kujtonte zonen elektorale te Ish deputetit

    Përgjigju
  • Eri: 19/04/2019 13:09

    La nam turpppppppp...po kjo me partin socialiste eshte mos u mashtroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)