Ish kandidati i PD për deputet ironizon mbrojtësit e Berishës: 'Bar do hani' vlen veç për gushtin, nga shtatori do vij batuta 'hani m*t tani'

Roland Bejko dhe Sali Berisha

Deklarata e fortë e ambasadores Yuri Kim duke i bërë ultimatum Luzlim Bashës për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në Kuvend në shtator, ka nxitur reagime të ndryshme. Ka pasur shumë nga radhët e PD që janë nderë të fyer dhe kanë reaguar ashpër nga deklarata e diplomates Kim se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Mbrojtësit e Berishës janë ironizuar nga ish kandidati për deputet i PD në Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i cili shkruan se 'do hani bar' është vetëm për gushtin pasi në shtator sipas tij qëndrimi do ndryshojë.

“Mos u mërzisni! Batuta “…bar do hani..”, vlen vetëm për gushtin. Nga shtatori e mbrapa do qarkullojë batuta..”S’donit? Ok. Hani m…. tani” Eeh, ç’bën ky “Tigri prej letre..!”, ironizoni Bejko.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe diplomatja amerikane, Yuri Kim i kërkoi dje Bashës që të distancohet nga ai duke përdorur shprehjen se “një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti". 

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja me Bashën, jeni pro apo kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së?

Komento

Komente

  • Haha: 31/07/2021 19:15

    Te hane ju befte mire e te ngopen me m… ata perkrahes te Bishes Berish!

    Përgjigju
    • bani: 01/08/2021 10:37

      mut piloti do hani.se pilotet hane cokllata .



×

Lajmi i fundit

John

Ekspertët e INSTAT: Shqipëria, me nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi