Abuzim me paratë publike për kanalet vaditëse, ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama pyetet nga SPAK

Ish kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është marrë në pyetje nga SPAK këtë të martë.Prokuroria e Posaçme nuk jep përgjigje përse është thirrur, ndërsa Report Tv mëson se bëhet fjalë për abuzime me paratë publike për një tender të bërë nga bashkia Dibër për disa kanale vaditëse. 

Muharrem Rama u paraqit i vetëm para SPAK, pa praninë e një avokati mbrojtës. Jashtë kamerave bëri një batutë duke thënë se "kam ardhur për të takuar një shok". 

Pasi doli nga SPAK, Rama u largua dhe refuzoi të flasë para mediave.

Muharrem Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit 2016, të cilat pasuan shkarkimin e kreut të mëparshëm të bashkisë, Shukri Xhelili për shkak të përfshirjes së tij në një skandal seksual. Rama është i disati kryebashkiak që del para SPAK.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
FOTO-LAJM/ Muharrem Rama ‘i emocionuar’ në SPAK, gati i bie 200 lekëshi nga xhepi, por s’e kupton

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), mirëpo duket se ai ka qenë mjaft i emocionuar aq sa nuk i ka vënë re se po i binin lekët nga xhepi. Në fotot e shkrepura, duket teksa Ramës i ka dalë nga xhepi 200 lekëshi.

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kaltra: 28/06/2022 12:50

    Pastë këmbën e mbarë ,marrtë me vete gjithë mamuthët e politikës dhe bashkive ...që nuk dinë sa kanë dhe ku i kanë.Mbase më në fund spaku do jap një shkëndijë të fortë të një luftë që do ndizet kundër "peshqve të mëdhenj "...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje