POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ish të përndjekurit, si përjashtohen nga skema nipërit e mbesat

Ekspertët e Ministrisë së Financave janë drej përfundimit të draftit për ish të përndjekurit politik, i cili parashikon ndryshimin e ligjit dhe heqjen nga skema e përfituesve të nipërve dhe mbesave. E paralajmëruar nga Ministri i Financave, ekspertët po përgatisin ndryshimet ligjore që do të ndryshojnë ligjin për ish të përndjekurit politik.

Kjo do të thotë se në radhën e trashgimtarëve do të mund të përfitojnë vetëm fëmijët e ish të dënuarve dhe jo më nipërit dhe mbesat. Llogaritet që të ketë një numër të lartë personash që do përjashtohen nga skema e përfituesve për ish të përndjekurit politik.

Ndryshimet
Këto ndryshime po realizohen pasi rrezikohet që dëmshpërblimi i ish të përndjekurve të zgjasë për një kohë të gjatë. Kjo pasi sot trashgimtarët kanë marrë dy këste dëmshpërblimi (një pjesë e tyre) dhe me këtë ritëm dëmshpërblimi pritet të zgjasë më shumë se 40 vite. Një tjetër ndryshim i ligjit të ri do të jetë edhe shpërnarja e kësteve në një kohë më të shkurtër

Llogaritë bankare
Duke qënë se shumë trashgimtarë kanë ikur jashtë shtetit, ose nuk dorëzojnë dokumentet e kërkuara, atëherë do përjashtohen nga skema nëse shkelin afatin. Ky ndryshim bëhet që dëmshpërblimi të mos zvarritet dhe të marrin këstet ata që dorëzojnë dokumentet dhe numrin e llgarisë bankare në kohë. Shumë prej llogarive bankare të trashgimtarëve janë të bllokuara nga bankat sot. Ligji sot parashikon se:

“Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit për të ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000.

Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuara sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashë-gimtarëve të ish-të dënuarve politikë”

/a.de.
Komento

Komente

  • Lani: 25/04/2018 08:45

    Ba,si ka mundesi te perjashtohen nga skema e perfitimit niperit e mbesat e shume prej spiuneve,banditeve te tipit Hamit Matjani etj etj? Jepuni ore se gjysmen e shqiperise e kane blere deri me tani,te blejne dhe gjysmen tjeter,se ka te paguaje per niperit e mbesat e bastardeve te ketij populli ky popull i varfer.Ndaj ne s'e nxjerrim dot koken nga kumi dhe jemi historikisht populli me i varfer i evropes.S'e mos i jep Edi Rama me shoke nga xhepi i tyre keto para!Dhe sot e kesaj dite shume shqiptare te varfer vuajne dhe per buken e gojes e jetojne me ndihmen sociali "bujare" te shtetit,qe u mjafton vetem per 4-5 dite e pastaj kerkojne neper kazane!!!!Dhe sa keste kane per te marre akoma,i mban mend kryeministri i ketyre qe neser do na dalin biznesmene te rinj,duke zevendesuar agallaret e dikurshem?!S'keni faj ju

    Përgjigju
    • jani shanka: 18/09/2018 16:05

      shum mir me ne fund nje gje e hajrit.se mirrnin nipat dhe mbesat leket qul kur i jati tyre ka qene spihun i njeriut te tij

    • jani: 18/09/2018 16:00

      shum mir te paguhet vetem radha e par.jo niprit dhe mbesat qe kan qene spihun i te perndjekurit.lani