Ish ushtaraku shkon në polici në Tiranë: Ejani edukoni fqinjët! Nuk më duan sepse zbatoj rregullat

Ish ushtaraku shkon në polici në Tiranë: Ejani edukoni fqinjët! Nuk më duan sepse zbatoj rregullat

Foto ilustruese

Fqinjët e mirë janë ndonjëherë fat. E në rëntë një i keq, atëherë sherret mund të ndizen nga çasti në çast. Një arsye për grindje e mandej për të shkuar në polici është edhe tymi. Një 65-vjeçar që e përshkruan vetveten si një burrë që nuk pajtohet me parregullsitë, që do qetësi dhe që i zbaton rregullat, është po kaq kërkues edhe ndaj atyre që e rrethojnë. Pas kërkesave të vazhdueshme, në përfundim ai është dorëzuar dhe ka kërkuar asistencën e policisë për të ndërhyrë që t’i edukojnë fqinjët. Denoncimi dhe kërkesa për të edukuar fqinjët u regjistrua në komisariatin numër katër në kryeqytet pohoi një burim i Gazetës Si, sipas të cilit pas ankesës, agjentët janë vënë në pozitë të tillë, saqë kanë dëgjuar edhe palën tjetër.

Burimi zyrtar i pohoi gazetës Si se me shtetasin me inicialet A. H, i moshës 64 vjeç, një ish-ushtarak i rregullt shkoi në polici pranë zonës ku kishte banesën private për t’u ankuar për fqinjët. Kupa e tij u mbush nga tymi që i hyri në shtëpi, mbasi fqinji po digjte disa mbeturina.

“Dola në dritare dhe po shikoja nga erdhi ky tym, që ma mbushi shtëpinë, mendova se mos diku kishte rënë zjarr”, deklaron i moshuari. Mandej ai ka pyetur me zë të lartë fqinjin me inicialet A. Z, i cili i nevrikosur ia ka kthyer “Cke që ankohesh, njeri i lig, racë m..i”.

Duket se pas ofendimeve ish-ushtaraku është prekur. Ka hyrë në shtëpi është veshur dhe pa bërë fjalë ka kërkuar agjentin e zonës. “Jam i sëmurë, nuk duroj dot sharjet, ndaj e mora policinë në telefon. Nuk kam konflikte me këta persona, por ata duhet të mësohen të sillen mirë, tek e fundit nuk e mbusha unë shtëpinë e tyre me tym, por ndodhi e kundërta”. I bindur se fqinjët do t’i kërkonin falje në polici, ish-ushtaraku i moshuar ka qëndruar aty kur policia ka thërritur edhe palën tjetër. Përkundrazi, pala tjetër është ankuar se i moshuari ishte i rreptë dhe i mungonte tolerancë.

“Ai doli në dritare, kërkoi llogari pse ndizni zjarr, përse bëni zhurmë, pse nuk lajmëroni kur keni punime në shtëpi, sikur të ishte pronar edhe në banesën tonë”, dëshmon shtetasi i kallëzuar, që ka refuzuar të kërkojë falje.

“Po të vini në lagje, banorët janë të mbushur me kritikat e tij, nuk pranon zhurmë, e do çdo gjë sikur të ishte në vijë”, shton më tej 47-vjeçari. Ndërsa pyetjes së agjentit G. M se si i konsideron këto dëshmi të fqinjëve 63-vjeçari u përgjigjet në procesverbal ‘unë ju kundërvihem kur shikoj padrejtësitë që bëhen. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore, e vetmja sëmundje që kam janë tekat e zemrës, pasi jam operuar tri herë, por askush nuk mund të ndezë një zjarr në një qendër komunitare si t’i shkrepet”.

Burimet e gazetës Si përshkruajnë rrëfimin e 47-vjeçarit me inicialet A. Z. “Zotëria është problematik me të gjithë banorët, i kemi hapur rrugë, meqë jetojmë pranë. Po ndezëm një zjarr për të djegur barishtet dhe mbeturinat e thata, por nuk u shqetësua asnjë person veç tij”, mbyll rrëfimin komshiu.

Policia pretendon se pasi ka bërë rolin e ndërmjetësuesit për të dy fqinjët, ka kritikuar zjarrvënësin që ka asgjësuar mbetjet në një qendër të banuar, ndërkohë që i është lutur edhe ish-ushtarakut për pak tolerancë dhe për pak buzëqeshje ndaj fqinjëve. “Është befasuese, – deklaroi zyrtari i policisë për gazetën Si - ka shtetas që janë mjaft besnikë me ligjin dhe rregullat e të jetuarit në komunitet. Ne kemi pasur telefonata ndaj të rinjve që bëjnë zhurmë në lagje, nga fqinjë që ankohen për prishje të rendit dhe qetësisë. Për qytetarë që dërgojnë fotografi për të demaskuar dikë tjetër për flakjen e mbeturinave, ose për parkime të gabuara. Por të veçantë janë kryesisht moshat e treta, që nuk hezitojnë dhe njoftojnë në polici me identitet të plotë, duke theksuar se preferojnë ta thyejnë anonimitetin për shkelësit. Por ende ata nuk janë fort të mirëpritur nga shoqëria, për vlerat dhe rregullat që kërkojnë të zbatohen nga të gjithë dhe kjo e ka apo jo një domethënie”, mbyll përshkrimin zyrtari i rendit në policinë më të madhe në vend./Si

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albanistani: 28/01/2021 08:02

    Ore ,I lumtë ish Ushtarakut të nderuar,Qytetar me edukatë,por Katunarët fqinj janë primitive që vetëm me dajak e duan...,tamam majmuna..Policët po ashtu , Katunare të veshur me uniformë (me ca përjashtime)

    Përgjigju
  • Lulzim: 28/01/2021 07:45

    Jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia