Ish- zv. kryeministrja teknike fiton gjyqin ndaj shtetit/ Fiton 6 paga, por jo rikthimin në detyrë si Avokate e Shtetit (DOKUMENTI)

Ish- zv. kryeministrja teknike fiton gjyqin ndaj shtetit/ Fiton 6 paga, por jo rikthimin në detyrë si Avokate e Shtetit (DOKUMENTI)

Ledina Mandia

TIRANW- Ish zv.kryeministrja Ledina Mandia fiton 6 paga në Gjykatën administrative për shkarkimin si Avokate e Shtetit, por jo të drejtën për t'u rikthyer në këtë post.

Report Tv mëson se Gjykata Administrative e konsideron si të jashtëligjshëm pushimin nga puna pa një shkak të arsyeshëm dhe për këtë do të marrë pagën e munguar, por jo të drejtën për t'u rikthyer në post.

"Pranimin e pjesshëm të kërkesës së padisë si pjesërisht të bazuar në ligj e prova. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ të palës së paditur kryeministri "për lirimin nga detyra" si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. Rregullimin e pasojave të pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimin publik pa shkak të arsyeshëm. Rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve si objekt si dhe për aq sa kundrejtohet palëve të tjera të paditura kryeministrit dhe ministrisë së Drejtësisë", shkruhet në dokumentin që gazetari i Report Tv, Arsen Rusta siguron. 

Mandia paditi kryeministrin Edi Rama gjatë kohës që ishte zv.kryeministre, pas marrëveshjes së arritur me Bashës dhe Ramës, gjatë qeverisë teknike.

Lajm në përditësim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës