‘Isha shumë në siklet, kam flutura në stomak gjithë kohën', Beatrix flet për marrëdhënien me Donaldin: Dritën jeshile ma dha ai

‘Isha shumë në siklet, kam flutura në stomak gjithë kohën', Beatrix flet për marrëdhënien me Donaldin: Dritën jeshile ma dha ai

Sara dhe Beatrix

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë për marrëdhënien me aktorin Donald Veshaj, të krijuar në BBV, një ditë pasi pranuan pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

Në një bisedë që po zhvillonte me banoret e tjera brenda shtëpisë, Beatrix shprehet se ka qenë në siklet nga këngëtarja Semi Jaupaj, pasi ajo ishte shoqja e Bora Zemanit me të cilën Donaldi ka pasur një lidhje.

Këngëtarja tha se dalja e Semit nga shtëpia e ka çliruar disi teksa shtoi se Donaldi i ka dhënë dritën jeshile marrëdhënies mes tyre.

Biseda e plotë mes tyre:

Beatrix: Kam flutura në stomak gjithë kohën...

Sarah: Shikoja sjelljen tate ndaj tij, mbase ti se bëje për të keq, por është ai momenti kur ti e pëlqen dikë, si të ndryshon mimika.

Beatrix: Nuk e kontrolloja dot, jam munduar.

Sarah: Ndodhi dhe muhabeti me Kledin, dhe unë e shihja që ju nuk kishit fare kimi. Shihja sesi Donaldi sillej me ty, mënyrën si të ngacmonte, që ndryshon nga mënyra sesi më sheh mua si motër të vogël. Është vënë re më shumë në ditët e fundit. Mund të jeni stepur edhe për shkak se ka qenë Semi këtu.

Beatrix: Unë personalisht rrushi, do kisha qenë në supersiklet, por dritën jeshile e kam marrë nga ai. Përderisa ai më ka dhënë aprovimin…

Beniada: Semi nuk e bënte me të keq.

Beatrix: Edhe unë do ta bëja për shoqen time diçka të tillë.

Beniada: Kur unë thashë në prime që shoh kimi, ajo thoshte “çfarë thua”.

Beatrix: Kam pasur shumë frikë, kur doli aty, fillova të flas budalliqe, isha në super siklet. Unë? Nuk jam këtu! Isha shumë në siklet, se ishte nata që u bënë dhe shpëtimet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naxhija: 02/12/2021 17:25

    Morpo se si ju ze gjumi, duke parë se ç'hall i madh e ka pllakosur Shqipërinë e shkretë me këto konfliktet e pashembëllta botërore të vishos (jo Vishos së Al-Pazarit) dhe borës e beatriçes ju qofshi. Unë për vete kam tre ditë pa ngrënë e më ka pllakosur një mërziti e madhe e s'më bëhet më as të shkoj në banjo?!!.... Ishalla zgjidhet kjo mesele, se shumë keq e kemi punën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan