Vëllai i Nardit të bujtinave për Shqiptarja.com: Të arrestuarit i njoh, ngatërruan objektiv

Vëllai i Nardit të bujtinave për Shqiptarja.com: Të arrestuarit i njoh, ngatërruan objektiv

Pavlin Polia dhe Nard Polia

Pavlin Polia, vëllai i Ferdinand Polisë, i njohur ndryshe si Nardi i Bujtinave, ka folur për Shqiptarja.com lidhur me arrestimin e tre personave të cilët janë bashkëpunëtorë të autorit i cili është ende në arrati.

Ai ka treguar se ka marrë njohje për të arrestuarit, të cilët i njeh si fytyra ndërkohë që lidhur me autorin u shpreh se nuk ka asnjë informacion.

“I njoh si fytyra personat e arrestuar por nuk kam informacione nga policia për autorin e shpallur në kërkim.

Nje nga të arrestuarit në dijeninë time ka një lavazh makinash. Kjo ngjarje na ka turbulluar. Këtë numër e kam prej vitesh dhe nuk kam pasur asnjë telefonatë kërënuese. Edhe nga raporti me tim vëlla nuk di t'i ketë rënë ndonjëherë telefoni për kërcënim, nuk më kishte shprehur asnjë shqetësim. Presim nga drejësia të hedhë dritë mbi vrasjen”- është shprehur Pavlin Polia.

Ditën e sotme tre persona u arrestuan tre persona lidhur me këtë ngjarje. Të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të autorit, që është ende në arrati. Ata janë dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ndërkohë që është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes, K. S. 27-vjeç.

Nard Polia ishte i njohur si një nga njerëzit më përfaqësues të Thethit. Polia la pas gruan e tij shtatzanë dhe një fëmijë të vogël.

Vëllai i tij, Pavlin Polia nuk është një personazh i panjohur për publikun. Ai ka qenë pjesëmarrës në edicionin e dytë të Reality Show, Big Brother.

Të dy së bashku kishin hapur bujtinën Polia në Theth ku vinin për të pushuar turistë nga vende të ndryshme të botës.

Pavlin Polia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po ca thu o paulin: 25/03/2019 20:40

    Si è paskan ngaterru ato e kan studiu mir edhe e ka dit tan shkodra cfar makinet ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak