Ish-boksieri i Vllaznisë në qeli si anëtar i grupit 'Bajri', policia arreston 23-vjeçarin që tentoi ta vriste në 2017

Nga burgu, ku ndodhet i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, Nelson Hysa, ish-boksierë i Vllaznisë, ka mësuar se policia ka vënë në pranga personin që e plagosi në 6 maj të vitit 2017.

Këtë të hënë, Policia e Shkodrës vuri në pranga 23-vjeçarin Valter Ksolla banues në lagjen "Mark Lula", i cili pas dy vitesh në arrati, u arrestua në fshatin Grudë. Ai dyshohet të jetë autor i plagosjes së Nelson Hysës në vitin 2017, ngjarje për të cilën po në atë vit ishte vënë në pranga bashkëpunëtori i plagosjes, Kolë Progni, i arrestuar në qershor 2017.

Gjykata e Shkodrës kishte caktuar ndaj Ksollës, masën e arrestit me burg për veprat penale të "Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim"  mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”

Sot policia, arrestoi edhe dy vëllezërit e Valter Ksollës të cilët e kanë strehuar në banesë, N.K 32 vjeç dhe K.K 25 vjeç, për përkrahje të autorit dhe prodhim e mbajtje të armëve pa leje. Ndërkohë, ndaj tyre është ngritur edhe akuza e kanosjes, pasi më 14 prill 2019 kanë qëlluar e armë zjarri në drejtim të banesës së një 50-vjeçari me inicialet L.A banues në fshatin Grudë e Re.

Nelson Hysa, 35-vjeçar ndodhet në qeli i arrestuar në mars të këtij viti në kuadër të operacionit "Oaz" si pjesë e grupit Bajri. Hysa ishte shpallur në kërkim në shtator të vitit 2018, deri kur ra në pranga në mars 2019, si i dyshuar për një sërë veprash penale: pjesëmarrje në organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive në bashkëpunim. Hysa u arrestua në Tiranë, në një banesë të marrë me qira në zonën e "Komunës së Parisit".35-vjeçari i shpëtoi policisë 7-muaj më parë kur u arrestua Safet Bajri dhe pjesa tjetër e grupit, iu sekuestrua një automjet “BMË Seria 3.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës