Ish-deputeti Gjunkshi: Pas gati dy muajsh mbyllje prej COVID-it rikthehet pasiguria në vend

Ish-deputeti Gjunkshi: Pas gati dy muajsh mbyllje prej COVID-it rikthehet pasiguria në vend

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi është shprehur se pas një periudhe gati dy mujore me siguri fiktive në vend, pa krime dhe vrasje për shkak të mbylljes së vendit nga COVID- 2019, rikthehet pasiguria.

Ai thotë se janë rikthyer vrasjet, plagosjet, përdhunimet, krimet,  trafikim i lëndëve narkotike, tritoli, pasiguria në Shqipëri. Gjunkshi ka përmendur disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur së fudndmi si rasti i Kurbinit, Lezhës apo Shijakut.

Postimi i plotë i tij:
Rendi  dhe Siguria në nivele alarmante! Xhemal Gjunkshi: Mos jemi në Venezuelën e Maduros?! Vrasje, plagosje, përdhunim, krim,  trafikim lëndësh narkotike, tritol, pasiguri në Shqipëri! Vetëm brenda 24 orëve shikojmë që portalet dhe televizionet pushtohen nga kronikat e zeza. Pyetja shtrohet ku jetojmë? Në Venezuelën e Manduros? Në Shqipërinë: E shkatërimit, Të vrasjeve, Të plagosjeve,Të përdhunimit,Të trafikimit lëndëve narkotike ,Të tritolit?Të pasigurisë?Ne Caracas Venezuelë?Apo në Tiranë e gjetkë?

Rikthehen vrasjet, krimet, përdhunimet, grabitjet, aksidentet, etj. Pas një periudhe gati dy mujore me siguri fiktive në vend, pa krime dhe vrasje për shkak të mbylljes së vendit nga COVID 2019, rikthehet pasiguria. Televizionet janë të mbushur me kronikë të zezë, pasiguria është kthyer në normë, vrasje dhe aksidente që ndodhin çdo ditë. Është e trishtë kur shikon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur kaq shumë ngjarje:Ekzekutohet një person para një hoteli në Kurbin! Plagosen dy tjerë.

Një djalë 28-vjeçar plagoset me armë zjarri në këmbë në Shijak, mister rrethanat. Në Elbasan një fugon mallrash del nga rruga përfundon në përrua, plagoset drejtuesi. Shpërthim tritoli pranë një hoteli të një personazhi të lidhur me botën e krimit në Tiranë. Në Lezhë, një automjet përplas për vdekje një person që po udhëtonte me motoçikletë. Një 65-vjeçar abuzoi seksualisht me dhunë një të mitur 15-vjeçare. Më tepër se kurrë është koha të jemi të bashkuar dhe t’i themi stop drejtimit të kësaj qeverie të përlyer me krim e korrupsion, kësaj qeverie që ka mbushur sytë e shqiptarëve me zhgënjim e dëshpërim. Kjo nuk është Shqipëria që duam!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet