Ish-deputeti dhuron 3 pajisje për pacientët me COVID, mjekja: Shembull qytetarie, të gjithë jemi bashkë në këtë luftë

Ish-deputeti dhuron 3 pajisje për pacientët me COVID, mjekja: Shembull qytetarie, të gjithë jemi bashkë në këtë luftë

Mjekja Alma Cani dhe pacienti

Mjekja e spitalit "Shefqet Ndroqi", Alma Cani ka falënderuar ish-deputetin e PD-së Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize për të prekurit me COVID-19. Duke qenë se koronavirusi nuk prek vetëm mushkërinë por edhe organe të tjera, siç është veshka edhe aparati i dializës do të shërbejë për pacientët. Cani thotë se është e prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe të jetë një shembull për çdo qytetar që ka mundësi për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre që po luftojnë me jetën.

Postim i plotë i Alma Canit:

Në emër të personelit mjekësor të Spitalit Shefqet Ndroqi dhe drejtorit Prof Dr Perlat Kapisyzi, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë Agron Shehajn për dhurimin e dy pajisjeve respiratore dhe një pajisje dialize, aparate të reja, fjala më e fundit e teknologjisë. Covid-19 është një përbindësh që ka ndaluar frymëmarrjen e botës mbarë. Dhurimi i këtyre dy respiratorëve dhe aparatit të dializës janë një mundësi shumë e mirë që na ofrohet, për trajtimin efikas e bashkëkohor të këtyre pacientëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk mund të kënaqim të gjitha shpresat njerëzore, por suporte të tilla janë mëse të domosdoshme, pasi komplikacionet që vijnë nga koronavirusi prekin jo vetëm mushkërinë, por edhe organe të tjera vitale si veshka, etj. Është një veprim human që do të na ndihmojë të shpëtojmë jetë dhe që sot një i sëmurë rëndë po përfiton nga një prej respiratorëve. Jemi të prekur nga ky veprim që nuk e ka bërë askush tjetër dhe, mbi të gjitha, nga thjeshtësia dhe përunjësia me të cilën Agroni na ndihmoi! Uroj qe ky akt sublim e human të jetë një shembull i qytetarisë e fisnikërisë që z Shehaj i bën spitalit tonë, të pasohet nga shumë të tjerë, duke dëshmuar që ne të gjithë së bashku jemi pjesë e një skalioni të luftës kundër kësaj të keqeje që ka përfshirë botën mbarë! I urojmë Agronit dhe familjes së tij gjithë të mirat. Ju urojmë të gjithë të sëmurëve shërim të shpejtë. Ne jemi çdo çast me ju, të përkushtuar deri në vetëmohim, për të shëruar dhe mbrojtur jetën e çdo njeriu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Respiratori: 18/08/2020 14:29

    Keto njoftim sapo e degjuan Luli, Monika, Shkelzeni,Mehdihoxha,ish ministrat milionere te shendetsise (Nardi, Tritani, etj), Dulja e omonies, Iliri i Presidences e shume e shume te tjere duke u vendosur ne gare me njeritjetrin qe me tu dhene starti, do vrapojne kush e kush me pare te sjelle aparaturen me moderne ne spital. Por cuditerisht nuk po gjenin karten e banokomatit te qipros

    Përgjigju
  • Jorgo Duli: 12/08/2020 15:30

    Nuk e njoh deputetin por e uroj si qytetar, prind dhe si intelektual qe zoti ja shperblefte ne familjen e tij!! BRAVO TREGON SHQIPTARIN E VERTETE.8

    Përgjigju
  • Qytetari: 12/08/2020 14:40

    E nderoj xhestin Human te dhuruesit biznesmenit Agron Shehaj Pak me shume vonese por me mire vone se kure Mos eshte valle Simulim i ish deputetit demokrat ne prag te zgjedhjeve per vendosje ne Listat e emrave per Deputet ? ta shikojme A do ta ndjegin Veprimin e tij human edhe Biznesmenet e tjere shqipetar ta shikojme ?

    Përgjigju
  • redi: 12/08/2020 13:20

    Veprimi human i Shehajt duhet te shoqerohet me ndihmen e dhjwtra bisnesmeneve qe kane mundesine, dhe sidimos ata qe kane fituar miliona nga punet publike qe paguhen nga taksat tona.

    Përgjigju
    • Albal: 12/08/2020 14:16

      Ke te drejte Redi. Po kta jane ca legena dhe ca shurrsa qe as nje kafshate buke nuk te japin. Me pak fjale jane plera ordinere te pa riciklueshem

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë