Ish-deputeti i PD-së mesazh demokratëve nga shtëpia: Nuk jam penduar! Qëndresë

Ish-deputeti i PD-së mesazh demokratëve nga shtëpia: Nuk jam penduar! Qëndresë

Bardh Spahia, ish-deputet i Partisë Demokratike nga arresti shtëpiak ka reaguar pas masës që vendosi gjykata e Shkodrës kundër tij para dy ditësh.

"Vetem qendrese! Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë!

Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur! Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!

Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone. E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme! Respekt për të gjithë qëndrestarët! Asnjë Hap Pas. Te bashkuar ja dalim. Rama Ik" shkruan ai.

Gjykata e qytetit të Shkodrës caktoi masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, lidhur me sulmin në shkollën "Shejnaze Juka", e shndërruar në KZAZ. Spahia tha se 'vajta që të qetësoja situatën', por Rama dje nga Përmeti u shpreh se 'ai që i çoi atje tha unë nuk kam lidhje, vajta ti qetësoj, dhe vajti në shtëpi, në fakt ishte pikërisht ai që i çoi atje'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev

Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev