Ish-deputetja australiane ngre akuza të forta për ministrin, Banks: Me ka ngacmuar seksualisht në një seancë parlamentare

Ish-deputetja australiane ngre akuza të forta për ministrin, Banks: Me ka ngacmuar seksualisht në një seancë parlamentare

Julia Banks

AUSTRALI- Ish-deputetja e Australisë, Julia Banks, ka ngritur një akuzë të fortë ndaj një ministri aktual në qeveri, e cila është shprehur se ai ka tentuar ta ngacmojë seksualisht gjatë një seance në parlament.

Sipas ish-deputetes kjo ngjarje ka ndodhur në 2017, në një kohë kur ministri u njoftua se ajo do të largohej nga parlamenti. Bank e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi por nuk pranoi të identifikonte ministrin në fjalë.

“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme. Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, i cili ishte plot me deputetë të Koalicionit [qeverisë], ai duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë”, tha Banks.

Lidhur me këto pretendim ka reaguar dhe zyra e Kryeministrit australian, Scott Morrison, duke i cilësuar sjellje të tilla të papranueshme dhe duke theksuar se nuk ishin në dijeni të kësaj situate më parë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë