Ish-gjyqtari shqiptar merret i pandehur!

Ish-gjyqtari shqiptar merret i pandehur!

Ish-gjyqtari i GJykatës së Lartë, Admir Thanza do të merret i pandehur. Dosja në ngarkim të tij, ka kaluar në gjykatë, ku tashmë Thanza do të jetë i pandehur në seancat gjyqësore. Prokuroria e Tiranës e akuzon ish-gjyqtarin për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Admir Thanza u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke mos e kaluar procesin e vettingut, pasi fshehu dënimin që drejtësia italiane ka dhënë ndaj tij. Vetë ish-gjyqtari ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se ai nuk ka bërë kurrë një vepër penale, por ka pranuar dënimin e kunatës së tij, në sajë të një marrëveshjeje. Mosdeklarimi i dënimit në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi.

Por për cfarë dënimi bëhet fjalë?!

Thanza akuzohet se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari thotë se e ka marrë ai përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

 “Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza pra seancave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit: 13/03/2019 14:10

    Injoranca (veshtire te besohet dicka e tille duke u bazuar ne pregaditjen profesionale),nuk eshte justifikim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme

Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme