Ish-i dashuri e vrau dhe e murosi, momenti kur policia spanjolle thyen me çekiç murin ku u gjet trupi i shqiptares, analiza e ADN do vërtetojë nëse është i Sibora Gaganit

Kjo është videoja e momentit kur punonjësit e policisë spanjolle kanë gjetur të fshehura në murin e një banese në Malaga, eshtrat që dyshohet se janë të shqiptares Sibora Gegani e cila u vra në 2014-ën.

Zbulimi i eshtrave të shqiptares, vjen pas dëshmisë që ka dhënë ish i dashuri i saj Marco Remeo i cili ka deklaruar se në 2014-ën e ka vrarë Geganin dhe e ka murosur atë në murin e banesës. Ai zbuloi më tej detaje më makabër, duke thënë se kishte përdorur me acid për të zhdukur trupin e shqiptares.

Eshtrat e gjetura në një qese plehrash brenda murit në banesë, do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar nëse i përkasin të ndjerës Sibora Tagani.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

Nga ana tjetër, nëna e shqiptares në një intervistë të dhënë për median italiane 'La Republicca' është shprehur se shpreson se vajza e saj është gjallë dhe do të kthehet një ditë. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 10/06/2023 11:08

    Popull pa zote shijete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale