Ishin bërë gati për konsum, bllokohen në kufi 762 kg majonezë, ketchup dhe xhel karameli

Autoriteti Kombwtar i Ushqimit ka ndaluar nw pikwn kufitare tw Morinws 762 kg yndyrë gatimi e skaduar; majonezë, ketchup dhe xhel karameli. Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe kishte për destinacion Shqipërinë.

Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.

2.Në certifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.

3.Produktet e ngarkeses (majonezë, Ketchup dhe xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës

4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar "preferohet të përdoret para datës 30.03.2016" nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tit: 16/05/2019 08:10

    Thoni se çfarë u bë me këta vemje të ndyra që fusin ushqime të skaduara në Shqipëri. Bllokimi dhe sekuestrimi i mallit në këtë rast është gjëja më e pakët.

    Përgjigju
  • Barazi para të ligut: 15/05/2019 17:50

    Si mund të mjaftojë vetëm bllokimi i mallit...burg për të gjithë përgjegjësit mundësisht edhe kërkesë kosovës për ndjekje derguesit

    Përgjigju
  • Ilir: 15/05/2019 16:21

    Publikojini emrin kompanise qe e ka bere kete ose emrin e personit qe priste mallin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet